fbpx

Gruevski: Është koha që opozita ta meritoj rrogën

-

Mjaft ishte, është koha që opozita ta meritoj rrogën, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e kthimit të sotëm të opozitës në Kuvend.

“Mjaft ishte, 15 muaj merrnin paga. Në Maqedoni s’ka njeri që mund të fitoj diçka të tillë. Është koha që ata ta fitojnë rrogën e tyre me meritë” tha kryeministri.

Duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, se si do të veproj nëse Zaev largohet nga bisedimet, Gruevski tha se tërë kohën po përpiqen të kryhen punët siç janë marrë vesh.

Kryeministri këtë e deklaroi pas hapjes së godinës së re të shkollës “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit, ku në ceremoni ishte prezent edhe ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi, zëvendës- ministri i arsimit Spiro Ristovski dhe ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.