Zoran Zaev vazhdon me skenarin e tij shkatërrues dhe pa mbështetjen e qytetarëve vazhdon të publikojë materiale të sajuara, të prera dhe montuara. Konfirmimet që tentoi Zoran Zaev t’i konstruktoj në konferencën e sotme për shtyp janë manipulim dhe të pavërteta të kulluara, reagoi VMRO DPMNE ndaj bombës së trembëdhjetë të kryetarit të LSDM,së Zoran Zaev. “Ai disa herë deri më tani ka dëshmuar se materialet e publikuara janë të prera, të ngjitura, të montuara dhe të vendosura në kuptim manipulues. Në fakt këtë LSDM e pranoi në njoftimin e partisë. Përpjekja e tij që të merr pushtetin pa mbështetjen e popullit, pa zgjedhje, me ndihmën e qendrave dhe bashkëpunëtorëve të huaj, tanimë është lexuar. Është e qartë se Zoran Zaev po bëhet shumë më nervoz kur nga të gjitha anët po vërtetohet bashkëpunimi i tij me qendrat e huaja që nuk ia duan të mirën Maqedonisë, kur ka pranim nga personat që kanë qenë pjesë e aktit të pandershëm e që drejtpërdrejtë kanë bashkëpunuar me Verushevskin dhe në fund të fundit kur vet qytetarët i tregojnë se këto përpjekje e ulëta nuk janë të pranuar për ta”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet. Nga VMRO DPMNE thonë se vetëm populli mund të vendos se kujt do t’i besoj dhe kujt do t’ia jep mbështetjen. “Populli është më meritor të tregojë kujt do t’i besoj dhe kujt do t’ia jep mbështetjen. A është kjo politika e bashkëpunimit me qendrat e huaja kundër interesave të tyre, shantazheve, kërcënimeve, montimeve dhe gënjeshtrave që i bëjnë Zaev dhe LSDM apo politika e projekteve, fabrikave, rrugëv të rreja, shkollave, spitaleve, rrogave dhe pensioneve më të larta që i bën VMRO DPMNE”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Поврзани написи
Xhaferi dhe Zaevi hapin premierën e sezonit të ri politik në Kuvend
Në Kuvendin e R. së Maqedonisë, sot në orën 11, fillon procedura për emërimin e Qeverisë së re, që sipas nenit 112 nga Rregullorja, mund të zgjat maksimum dy...
VMRO DPMNE nuk tregon nëse nesër do të merr pjesë në seancën parlamentare
VMRO DPMNE ende nuk ka njoftuar nëse deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare ku duhet të debatohet lidhur me propozimin e Zoran Zaevit...
LSDM: Me Besën nuk kemi marrëveshje, ngelim të hapur për bashkëpunim
LSDM me kumtesë ka njoftuar se me Lëvizjen Besa nuk kanë arritur marrëveshje rreth disa çështjeve, por se ngelen të hapur për bashkëpunim rreth reformave.
"Ju njoftojmë se në lidhje...
Нашите вести во вашето сандаче
Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.