fbpx

Cipras dhe Merkel pajotehen se Greqia duhet të bëjë reforma konkrete

-

Megjithëse me dy pika të nxehta në tryezë, borxhi dhe dëmshpërblimin e Luftës së Dytë Botërore, takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit grek, Alexis Tsipras ka përcjellë një klimë çtensionimi në gjuhën diplomatike mes dy vendeve, të paktën në publik.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kancelarja gjermane u ndal tek rëndësia e reformave në Greqi.

“Duam një Greqi të fortë ekonomikisht, që të dalë prej papunësisë, sidomos tek të rinjtë. Por kjo kërkon reforma strukturore dhe financa publike të qëndrueshme. Nuk i takon Gjermanisë të vlerësojë këto reforma, por Eurogrupit”, tha Merkel duke shtuar se Berlini nuk mund të dalë garant për likuiditetin e sistemit financiar të Athinës.

Nga ana e tij, kryeministri grek u ndal tek programi i zbatuar deri më tani, një program që qeveria e tij e cilëson si të dështuar dhe që ka gjunjëzuar Greqinë dhe shoqërinë greke si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social.

Tsipras nuk shmangu dot pyetjet mbi pretendimet e Athinës për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, por rrëzoi idenë e konfiskimit të investimeve gjermane në Greqi.

“Gjermania e sotme nuk mund të identifikohet me atë të Rajhut të Tretë dhe kërkesa jonë nuk është materiale dhe kjo çështje nuk duhet as të lidhet dhe as të kushtëzojë bisedimet mbi borxhin grek. Kjo duhet të trajtohet nga të dyja palët jo si problem material, por si çështje morale për të tejkaluar përgjithmonë fashizmin dhe nazizmin e për të bërë të mundur që totalitarizmi të mos vijë më në pushtet”, deklaroi Tsipras.

Përgjigjja diplomatike e Tsipras nuk shmangu përgjigjjen e drejtpërdrejtë të Angela Merkel.

“Kjo çështje është mbyllur si nga ana juridike ashtu edhe nga ana politike. Gjermania është e vetëdijshme për krimet e kryera në atë periudhë dhe dialogu me Athinën për këtë çështje do të vazhdojë”, deklaroi Merkel.

Kjo ishte vizita e parë e Tsipras në Gjermani, të cilën e shmangu gjatë turit të tij europian të vizitave, ku u ndal në Romë dhe Paris, por jo në Berlin që ka fjalën e fundit kur vjen puna tek ndihma financiare për Greqinë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.