LSDM dhe VMRO DPMNE edhe në Bruksel ngelin në qëndrimet e tyre

-

Radmilla Sheqerinska sot nga Parlamenti Evropian (PE) ku është pjesë e seminarit për dialog politik në parlamentet ballkanike deklaroi se “është vështirë të flitet për kulturë politike edhe në Bruksel kur e dimë se nuk ka përgjigje për largimin tonë me dhunë nga Parlamenti. Për çfarë kulture flitet nëse kjo nuk ndodh dhe kur çdo ditë në Maqedoni është e qartë se një grup i vogël përmes telefonit kontrollon tërë gjyqësorin, administratën dhe keqpërdor institucionet për nevojat e tyre”. Për nënkryetaren e LSDM-së, kjo konferencën nuk do të ndryshojë asgjë. –Nuk pres çudira nga një konferencë e cila është për më shumë shtete dhe nuk pres se do të ketë ndryshim të disponimit. Pushteti duket si majmunët që na shohin, na dëgjojnë dhe nuk flasin, tha ajo. Nga ana tjetër, deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski, konsideron se për dorëheqje siç është ajo e prokurorit publik, vendos ligji. –Mënyra e emërimit dhe shkarkimit bëhet sipas rregullores kushtetuese dhe këtu vendoset kush në çfarë pozite është emëruar. Në luftën politike lejohen shumë mjete dhe kritika, ofendime dhe nënçmime për fat të keq, por jo edhe mjete e metoda jolegale që të arrihet pushteti. Po të ishin të lejuara atëherë Asanzh dhe Snouden do të ishin kryeministra apo lider opozitar e jo atje ku janë. Niveli i luftës politike në Maqedonia që është ashpërsuar duhet të kanalizohet në veprim institucional dhe kjo do të jetë më e mira për besimin në sistemin- theksoi Milloshoski.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...