fbpx

Reagim nga zyra e BE-së: Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar

-

“Jemi të informuar me porositë nga konferenca e shtypit të liderit opozitar Zoran Zaev dhe ngelim të gatshëm për të ndihmuar” thuhet në reagimin e parë të zyrës së BE-së në Shkup.

Në konferencën e sotme Zaev deklaroi se negociatat janë të pasuksesshme dhe se Gruevski nuk ka respektuar marrëveshjen e 2 qershorit duke shtuar se do të vazhdoj me publikimin e bombave në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”.

Reagim ndaj konferencës së Zaev kishte edhe Komisioni Evropian.

Zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq për “Meta” deklaroi :

“Qëndrimi jonë është i qartë, urgjentisht iu bëjmë thirrje partive që të gjejnë kompromis në interes të shtetit dhe qytetarëve. Marrëveshja e 2 qershorit e ofron bazën e nevojshme dhe s’ka kohë për të humbur”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.