fbpx
Tag: PSP

tag: PSP

Vanhaute: Afatin prej 18 muajve në Ligjin e PSP-së e kanë arritur Gruevski dhe Zaev pa bisedime

Faktori i huaj propozonte që mos të ketë afat, LSDM që të ketë afat prej 2 viteve ndërsa Gruevski 18 muaj, pas çka Gruevski dhe Zaev kanë arritur marrëveshje që të ngelin vetëm 18 muaj për hetimet e PSP-së. Këtë për “Vërtetmatës” e deklaroi ndërmjetësi i atëhershëm në bisedimet për dalje nga kriza, Piter Vanhaute. Ndërsa partitë edhe pse dy herë...

“Erikson” kundër Çavkovit: S’jemi pronar e as që operojmë me pajisjen e përgjimeve

"Erikson" nuk është pronar e as që operon me pajisjen për përgjimin ligjor të komunikimeve, thuhet në njoftimin që sot e dërguan nga kompania suedeze. Ata konfirmojnë se më 19 nëntor kanë marrë kërkesë nga PSP për asistim teknik në hetimin që PSP e zbaton në DSK, por nuk njoftojnë më shumë detaje për të gjitha informacionet e mëtutjeshme lidhur...

PSP: Siguria e pajisjes do të jetë në kurriz të DSK-së pasi nuk i lëshojnë hetuesit tanë

Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Vladimir Atanasovski sot ka njoftuar PSP se nuk do të lejoj hetues të PSP-së fizikisht të jenë prezent në DSK derisa të mos vijë eksperti i huaj, që duhet të ndihmoj në nxjerrjen e të dhënave nga sistemet e përgjimit. "Pasi u konfiskua pjesa më e madhe e të dhënave me zbatimin...

Hetuesi i PSP-së është arrestuar pasi ka fotografuar objektin e Mijalkovit

Hetuesi i PSP-së është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor Beko pasi është vërejtur duke fotografuar objekt në pronësi të ish kryeshefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, njoftoi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. "Ai është vërejtur duke fotografuar objekt, e ka vërejtur sigurimi i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Është ftuar në bisedë në stacionin Beko. Është bërë bisedë fillestare...

Janeva kthehet në DSK që të vërtetohet pse e kanë dëbuar hetuesin

Prokurorja speciale, Katica Janeva dje sërish është kthyer në DSK pasi hetuesit e PSP janë larguar nga hapësirat e DSK-së, informoi ajo në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma”. Janeva sqaroi se edhe pse prokurorët e kanë lëshuar DSK-në, megjithatë atje ka pasur hetues që të shohin kush çfarë punon derisa të vijë eksperti i huaj që mund të futet...

PSP ka marrë një pjesë të informacioneve nga DSK, për tjerat duhet të pritet eksperti i huaj

Prokuroria Speciale nga DSK e ka marrë tërë dokumentacionin me urdhra për masat e posaçme hetimore për ndjekjen e komunikimeve, librat e evidencës dhe një pjesë e të dhënave kompjuterike nga sistemi për përgjim, njoftoi sot pasdite PSP. Prej atje thonë se ngel që të merren të dhënat e kompjuterit për të cilat nevojitet asistencë nga ekspert i jashtëm. "Është marrë dokumentacioni...

Të huajt njëzëri paralajmërojnë: Mos bëni pengesë në rrugën e PSP-së

  Komuniteti ndërkombëtar që ndërmjetësonte në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, pas obstruksioneve që i bëhen PSP-së në DSK, thekson se Katica Janeva duhet ta ketë mbështetjen e të gjitha institucioneve gjatë zbatimit të hetimeve të plota dhe të pavarura. Garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinës në reagime të ndara pas ngjarjeve të djeshme, kujtojnë se zgjidhja e krizës politike është kyçe...

Gjykata ka refuzuar kërkesën e PSP-së për rastin “Tenderët”, nuk dihet nëse do të ketë sot bisedë informative

  Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar propozimin me të cilin PSP kërkon dy personave të dyshuar në rastin “Tenderët” t’u merren pasaportat dhe çdo të marte të paraqiten në gjykatë, njoftojnë për “Meta”. Kërkesa e PSP-së tashmë i është dhënë gjykatësit në procedurë paraprake, i cili siç thonë nga gjykata, duhet t’i thirr të dyshuarit në bisedë informative në Gjykatën...

PSP kërkon t’u merren pasaportat dy të dyshuarve në rastin “Tenderët”

Prokuroria Speciale gjatë ditës së djeshme pranë Gjykatës Themelore Shkup ka dorëzuar propozim që dy personave të dyshuar në lëndën “Tenderët” t’u merren pasaportat dhe çdo të marte në ora 10 të paraqiten tek personi zyrtar pranë gjykatës, informojnë nga Prokuroria. Marrja e pasaportat kërkohet pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se personat mund të largohen nga vendi. “Gjatë ditës së djeshme...

Ristoska: Jemi të brengosur sepse institucioni shtetëror refuzon të zbatoj urdhër gjyqësor

Prokurorja Lençe Ristoska sot në konferencë shtypi njoftoi se hetuesit dhe prokurorët e PSP-së ende nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje me Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit që t’u mundësojnë qasje prokurorëve të PSP-së deri tek sistemet e përgjimit. “Ne nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kemi marrë dy urdhra gjyqësore. Njëra është për marrjen e dokumentacionit zyrtar të DSK-së që...

Andonov: Janeva vë në pikëpyetje sigurinë nacionale

Katica Janeva bëri presedencë që mund të cenoj sigurinë nacionale, akuzoi zv/ ministri plotësues i brendshëm, Oliver Andonov, drejtori i Byrosë së sigurisë publike, Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së, Viktor Atanasovski, pas deklaratave që më ora 1 pas mesnatës i dha prokuroret speciale, Katica Janeva dhe Lençe Ristoska. Andonov akuzoi Janevën se nuk është profesioniste dhe se ka bërë...

Janeva: 12 orë qëndrojmë në vend, DSK nuk na mundëson qasje deri tek të dhënat

Tashmë 12 orë jemi në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe ende qëndrojmë në vend, nuk kemi qasje deri tek dokumentet për të cilat kemi urdhër gjyqësor, tha prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sot më ora 1 pas mesnatës, u prononcua për mediat para MPB-së. "Nuk do të largohemi derisa të mos veprojmë sipas urdhrave gjyqësor. Unë do të...

Janeva: Kemi hyrë në DSK me urdhra nga gjykata që të shohim kush ka përgjuar

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot me ekipin e saj është futur në Drejtorin e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe paralajmëroi se prej atje nuk do të del derisa ta mos e kryej punën e saj. "Jemi futur në DSK që më në fund të mësohet kush ka përgjuar, nëse DSK apo shërbimet e huaja- deklaroi sot para godinës së MPB-së, prokurorja...

Nesër shpërndahet Kuvendi, do të votohet buxheti dhe ndoshta ligjet për PSP-në

Në seancën e nesërme duhet të shpërndahet Kuvendi i R. së Maqedonisë që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme zgjedhore. Nismën për shpërndarjen e Kuvendit e dha LSDM, VMRO DPMNE e pranoi me kusht që paraprakisht të miratohet buxheti i vitit 2017. Në faqen e internetit të Kuvendit, në rend dite në seancën e nesërm të 125-të, e...

Han: Zgjedhjet janë të rëndësishme, por ato janë vetëm fillim për zgjidhjen e krizë

Eurokomesari për zgjerim dhe për politikë të fqinjësisë së mirë, Johans Han, sot pas takimeve me përfaqësuesit e sektorit civil, Prokurorinë Special Publike dhe me liderët e katër partive politike, vlerësoi se ka progres, sikurse në atmosferën që mbizotëron mes folësve, ashtu edhe në  pastrimin e listës zgjedhore edhe funksionimit të mediave dhe të trupit ad- hok për mbikëqyrje...

Janeva: Me Han diskutuam për punën e PSP-së, por jo edhe për repartin special gjyqësor

Biseduam për problemet me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën- deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva pas takimit me euro- komisarin Johanes Han në Info qendrën e BE-së në Shkup. Janeva shtoi se është e kënaqur nga biseda. "Biseduam se si do të funksionojmë në të ardhmen dhe në çfarë mënyre do të vazhdoj veprimi jonë" deklaroi Janeva. Ajo tha se shpreson...

Zgjedhjet, Specialja dhe emigrantët në fokusin e takimit Han- Dimitriev

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han  takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Emil Dimitriev e vlerësoi si konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Në të, siç shkroi Han në Twitter, është biseduar për plotësimin e kushteve për zgjedhjeve demokratike, realizimin e prioriteteve reformuese dhe mbështetjen e PSP-së. "Këmbim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të mendimeve me kryeministrin Emil Dimitriev. Theksova përmbushjen e kushteve...

Organizatat civile deri tek Han: Të formohet këshill i ri gjyqësor dhe repart i pavarur gjyqësor

Organizatat civile në takimin me euro- komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i kanë shpalosur qëndrimet e tyre lidhur me atë se si duhet të zgjidhet kriza politike. Përfaqësuesit e OJQ-ve kanë njoftuar se është e domosdoshme të formohet repart i pavarur gjyqësor që do të punoj në procedimin e rasteve të PSP-së, por që kjo të realizohet,...

Han: Zgjedhjet më dhjetor janë hap i mirë, por është vetëm fillimi

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han para vizitës së djeshme  të Maqedonisë, deklaroi se është “e rëndësishme që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar”. Siç njoftojnë nga KE, synimi kryesor i vizitës së Han është që të bëhet shqyrtim i ngjarjeve politike dhe të diskutohet për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme...

Gjykata Penale ngrin llogarinë e “Finzit”

Prokuroria Speciale sot ka njoftuar se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka marrë vendim që të ngrihet llogaria e kompanisë “Finzi”. “Gjatë ditës së djeshme, gjykatësi me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 mori vendim me të cilin urdhëroi që të ndërpritet kryerja e transaksioneve financiare në llogari të personit juridik “Finzi” SHPKNJP- Shkup. Ky vendim është marrë për shkak...