Biseduam për problemet me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën- deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva pas takimit me euro- komisarin Johanes Han në Info qendrën e BE-së në Shkup.
Janeva shtoi se është e kënaqur nga biseda.
“Biseduam se si do të funksionojmë në të ardhmen dhe në çfarë mënyre do të vazhdoj veprimi jonë” deklaroi Janeva.
Ajo tha se shpreson që Kuvendi, para se të shpërndahet do t’i miratoj ligjet për lehtësimin e punës së Speciales.
Në pyetjet e gazetarëve nëse me komisarin Han është biseduar për formimin e repartit special gjyqësor në suazat e Gjykatës Themelore Shkupi 1, Janeva tha se nuk është biseduar për këtë në takimin e tyre prej 45 minutave.
Për momentin Han është në bisedë me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Paraprakisht u takua me OJQ-të dhe kryeministrin Emil Dimitriev.