“Erikson” kundër Çavkovit: S’jemi pronar e as që operojmë me pajisjen e përgjimeve

-

“Erikson” nuk është pronar e as që operon me pajisjen për përgjimin ligjor të komunikimeve, thuhet në njoftimin që sot e dërguan nga kompania suedeze.

Ata konfirmojnë se më 19 nëntor kanë marrë kërkesë nga PSP për asistim teknik në hetimin që PSP e zbaton në DSK, por nuk njoftojnë më shumë detaje për të gjitha informacionet e mëtutjeshme lidhur me hetimin e PSP-së.

“Erikson” konfirmon se më 19 nëntor 2016 ka pranuar kërkesë nga PSP, me urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore Shkupi 1 në Shkup, për asistim teknik lidhur me hetimet e përgjimeve. Për informacione më të hollësishme me këtë hetim, “Erikson” ju drejton në Prokurorinë Speciale për këtë rast. Përgjimi legal i komunikimeve është funksionalitet obligativ dhe standard në rrjetat e telefonisë publike dhe operatorëve të telekomit dhe vendet në botë obligohen të mundësojnë funksionalitet të tillë për autoritetet lokale. “Erikson” si prodhues i sistemeve të telefonit dhe pajisjes, gjithashtu është prodhues i sistemeve për përgjim legal. “Erikson” nuk është pronar i pajisjes, e as që operon me pajisjen për ndjekjen ligjore të komunikimeve” thuhet në njoftimin e tyre.

Drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov të mërkurën, pas futjes së PSP-së në DSK pohonte se sistemi nuk është pronësi e MPB dhe DSK-së, por se është pronësi e operatorit dhe vetëm personi zyrtar prej kësaj kompanie mund të ketë qasje deri tek sistemi.

“Me të vërtetë duan të krijojnë perceptim se dikush nga DSK bën obstruksion ndërsa nga sistemi vet kuptuan se s’mund t’i nxjerrin të dhënat gjegjësisht të bëjnë eksport të të dhënave. Ky sistem nuk është pronësi e MPB-së, e DSK-së, por është pronësi e operatorit dhe vetëm person zyrtar i tyre mund të ketë qasje në të. U bindën në këtë dhe dërguan letër deri tek operatori gjegjësisht “Erikson” që të japin autorizim për përfaqësuesin e tyre në Maqedoni që të ketë qasje deri në sistem që sërish do të përsëris, nuk është në pronësi të DSK-së, do të thotë nuk është në pronësi të MPB-së, por në pronësi të operatorit” deklaroi atëherë Çavkov.

 

 

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...