fbpx

Han: Zgjedhjet janë të rëndësishme, por ato janë vetëm fillim për zgjidhjen e krizë

-

Eurokomesari për zgjerim dhe për politikë të fqinjësisë së mirë, Johans Han, sot pas takimeve me përfaqësuesit e sektorit civil, Prokurorinë Special Publike dhe me liderët e katër partive politike, vlerësoi se ka progres, sikurse në atmosferën që mbizotëron mes folësve, ashtu edhe në  pastrimin e listës zgjedhore edhe funksionimit të mediave dhe të trupit ad- hok për mbikëqyrje të mediumeve.

Ai theksoi se zgjedhjet janë gur-themel i rëndësishëm për euriuntegrimin e vendit. Megjithatë, tha se duhet të zbatohen reformat që janë prioritet dhe vërejtjet e Raportit të Pribes.

–  Me rëndësi është që zgjedhjet të realizohen, dhe askush të mos mund të kritikoj pas tyre. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga shumë organizata ndërkombëtare. Nuk duhet vetëm përkushtim për reformat, por duhet të jepen edhe datat për implementimin dhe zbatimin ose mos zbatimin e tyre- tha Han, duke shtuar se kriza dyvjeçare politike ka ndikim negativ dhe do të ketë pasoja për vendin.

Eurokomesari tha se bisedimet me liderët duhet të jenë konstruktiv dhe se është shumë e rëndësishme se si politikanët do të sillen dhe se si do të veprojnë.

–  E rëndësishme është që të mos nxiten tensione ndëretnike, sidomos pas zgjedhjeve dhe të ketë bashkëpunim jo vetëm me qeverinë, por edhe me Parlamentin, ku duhet të bëhen debatet- deklaroi Han.

Ai , gjithashtu ftoi të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen e tyre, dhe mos lejojnë t’iu ndodh ajo që iu ndodhi të rinjve britanik me referendumin për Brexit.

Sa i përket PSP-së, Han theksoi ka marr bindjen se të gjitha partitë politike se do ta përkrahin punën e saj. 

– Çdo pjesë e sistemit gjyqësor  duhet të punoj në mënyrë të pavarur. Sidomos puna e PSP-së, por tani duhet të shihen rezultatet e punës së saj, dhe gjithashtu, nuk duhet ajo të abuzohet, ky institucion duhet të jetë i pavarur- thotë Han.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.