“Liri në vend të frikës”: Aksion gueriles kundër përgjimeve

-

Me aksion gueril për ngritjen e vetëdijes publike kundër përgjimit masiv, Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” është përfshirë në aksionet e Lëvizjes ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” (Freedom not fear)

Si pjesë e aksionit, furgoni me antenë të madhe satelitore, që simbolizonte të a.q. “shërbimet sekrete”, në të cilën shkruante “Liri në vend të frikës”, ka vizituar Prokurorinë Speciale Publike, RTVM-në, LSDM dhe ndërtesën ku janë vendosur KSHZ dhe disa ministri.

 

nalepnici za telefon sloboda namesto strav 2
На минувачите им се делеа налепници за мобилен „Уредот се прислушува“

Aktivistët kalimtarëve të rastit u kanë shpërndarë fletushka ku shkruante: “Përgjim masiv- Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. E mundësuar nga operatori telekom”, dhe ngjitëse për celular në të cilat shkruante “Pajisja përgjohet”, dhe “Pajisje e spiunuar”.

Lëvizja ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” zotohet për tre principe.

  • Liria e shprehjes në botën digjitale dhe internet të pacensuruar
  • Privatësi në shoqëri bazuar në njohuri, në vend të përgjimit,
  • Jetë të lirë, në vend të frikës.

Ditët ndërkombëtare për aksione këtë vit mbahen nga 14 tetor deri më 17 nëntor.

Maqedonia në “Liri në vend të frikës” merr pjesë nga viti 2008.

Më shumë informacione për lëvizjen në nivel botëror mund të gjeni në www. freedomnotfear.org.