Janeva: 12 orë qëndrojmë në vend, DSK nuk na mundëson qasje deri tek të dhënat

Tashmë 12 orë jemi në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe ende qëndrojmë në vend, nuk kemi qasje deri tek dokumentet për të cilat kemi urdhër gjyqësor, tha prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sot më ora 1 pas mesnatës, u prononcua për mediat para MPB-së.

“Nuk do të largohemi derisa të mos veprojmë sipas urdhrave gjyqësor. Unë do të jem tërë natën këtu derisa të mund të duroj” tha Janeva.

Ajo tha se është e zhgënjyer nga raporti i krerëve të DSK-së si dhe nga drejtori i Byrosë së sigurisë publike Mitko Çavkov, që vazhdimisht ka qenë ndaj prokurorëve dhe hetuesve, nën pretekstin se është kujdesur për policët ndërsa zv- ministri plotësues Oliver Spasovski as që është përshëndetur me ekipin e PSP-së.

Prokurorja speciale tha se janë organizuar në disa turne dhe nëse ka nevojë, do të qëndrojnë deri më 1 janar për t’i marrë dokumentet e kërkuar.

Prokurorja Lençe Ristovska shpjegoi se dje kanë marrë urdhër nga Prokuroria Themelore Shkupi 1 për t’i marrë të gjithat të dhënat për numrat që kanë qenë të nënvizuara në DSK dhe për të cilat dyshojnë se janë në sistemet aktuale të drejtorisë.

“Synimi jonë është të shohim nëse janë aty. Për keqardhje them se organet udhëheqëse thonë se nuk kanë resurse as teknike e as njerëzore që të mund të kemi qasje në sistemet e përgjimit” tha Ristovska.