fbpx

Ristoska: Jemi të brengosur sepse institucioni shtetëror refuzon të zbatoj urdhër gjyqësor

-

Prokurorja Lençe Ristoska sot në konferencë shtypi njoftoi se hetuesit dhe prokurorët e PSP-së ende nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje me Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit që t’u mundësojnë qasje prokurorëve të PSP-së deri tek sistemet e përgjimit.

“Ne nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kemi marrë dy urdhra gjyqësore. Njëra është për marrjen e dokumentacionit zyrtar të DSK-së që ka të bëjë me bisedat e përgjuara dhe hetuesit tanë tanimë po i firmosin dokumentet në librat për pronë të konfiskuar. Urdhri i dytë gjyqësor që e kërkuam ishte për bastisjen e sistemit të kompjuterit, që është specifik dhe krucial për punën tonë sepse përmes tij mund të vërtetohet cilët numra janë përfshirë në përgjim. Për këtë ende s’mund të merremi vesh me DSK edhe pse tërë natën hetuesit tanë bënë kujdestari në këtë institucion. Puna zhvillohet shumë vështirë. Ne bindemi se duhet të zbatohet urdhri gjyqësor. Ne jemi të brengosur për atë se çfarë mesazhi dërgohet në opinion kur një instancë e shtetit nuk dëshiron të zbatoj urdhër gjyqësor” tha Ristoska.

Prokurorja shtoi se nga DSK janë njoftuar se personat që mund të kenë qasje deri tek sistemet janë jashtë shtetit, por u kanë premtuar se gjatë ditës së sotme PSP-së do t’i sigurohet qasje deri tek sistemet.

Ristoska gjithashtu tha se me kërkesë të PSP-së në MPB është formuar Komision që MPB të ketë qasje të plotë për marrjen e informacioneve. Prokurorja shtoi se në komision ka anëtarë të DSK-së.

Ajo theksoi se janë zhgënjyer pasi në suazat e MPB-së janë vendosur procedura të veçanta për hyrje në objekt dhe hetuesit dhe prokurorët është dashur patjetër të presin 1 orë që të mund t’i ndërrojnë kolegët e tyre që kanë bërë kujdestari në DSK.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.