fbpx

PSP kërkon t’u merren pasaportat dy të dyshuarve në rastin “Tenderët”

-

Prokuroria Speciale gjatë ditës së djeshme pranë Gjykatës Themelore Shkup ka dorëzuar propozim që dy personave të dyshuar në lëndën “Tenderët” t’u merren pasaportat dhe çdo të marte në ora 10 të paraqiten tek personi zyrtar pranë gjykatës, informojnë nga Prokuroria.

Marrja e pasaportat kërkohet pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se personat mund të largohen nga vendi.

“Gjatë ditës së djeshme pranë Gjykatës Themelore Shkup ka dorëzuar propozim që dy personave të dyshuar në lëndën “Tenderët” t’u shqiptohet masa e kujdesit, për të cilët gjithashtu kërkohet që të paraqiten një herë në javë pranë gjykatës- çdo të marte në ora 10 të paraqiten tek personi zyrtar pranë gjykatës. Njëherë, për dy personat e dyshuar kërkohet masa e kujdesit, marrja e dokumentit të udhëtimit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se personat mund të largohen nga vendi”- thuhet në njoftimin e PSP-së.

  • Ознаки
  • PSP

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.