fbpx
Tag: KShZ

tag: KShZ

Çiçakovski: Kontroll thelbësor të listës zgjedhore nuk është i mundshëm deri më 24 prill

Zgjedhje më 24 prill teknikisht mund të mbahen, por jo edhe kontrolli thelbësor i listës zgjedhore. Këtë e shkruan në deklaratë që kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski ua dërgoi partive politike që në Klubin e deputetëve negociojnë për procesin zgjedhor. “Në pyetjen nëse zgjedhjet e 24 prill mund të mbahen, përgjigja ime është se zgjedhje teknike mund të ketë, por...

Aleksandar Çiçakovski (KSHZ): Nuk bisedoj me gazetarë

Euro- deputeti Riçard Houit dhe euro- komisari për zgjerim Johanes Han kanë marrë dy deklarata të ndryshme për gatishmërinë dhe gjendjen në KSHZ si dhe zgjedhjet e planifikuar për 24 prill. Duke dashur të mësojmë cila nga këto dy deklarata është e saktë dhe nëse kryetari i KSHZ Aleksandar Çiçakovski dy përfaqësuesve evropian u ka dhënë mendime të ndryshme...

Treshja e Brukselit pa deklaratë pas takimit me Zaevin

Euro- deputetët Ivo Uajgl, Riçard Houit dhe Eduard Kukan sot refuzuan të prononcohen me çfarëdo deklaratë pas takimit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, duke theksuar se këtë do ta bëjnë nesër pasi të mbarojnë takimet e paralajmëruar. Treshja e Brukselit pas takimit në selinë e LSDM-së u drejtua kah Zyra e KE-së në Shkup ku sipas paralajmërimeve, tre euro-...

Treshja evropiane do të zhbllokoj Marrëveshjen e Përzhinos

Treshja e euro-deputetëve Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit qëndrojnë sot në Shkup për të zhvilluar takime me katër partitë më të mëdha në vend. Ata do të takohen me liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi si dhe me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev. Ndërkohë akoma nuk ka informata se më kë do të...

Euro-deputetët do të kenë takime të ndara me liderët politik, Janevën dhe KSHZ-në

Euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl të hënën do të kenë takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos, por ende nuk dihet nëse do të kenë takim të përbashkët me ta, mëson “Meta”. Treshja e euro- deputetëve me liderët politik do të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërsa parashoihen edhe takime me prokuroren...

Përsëri bllokohet puna e KSHZ, polemikë rreth sekretarit të përgjithshëm

  VMRO DPMNE dhe LSDM janë përleshur për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ. LSDM-ja opozitare përmes njoftimit, akuzoi partinë në pushtet se qëllimisht anulon afatet dhe me këtë shkel Marrëveshjen e Përzhinos. Edhe pse përfaqësuesit e VMRO DPMNE nuk kanë pasur kurrfarë vërejtje për procedurën, megjithatë penguan emërimin e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ. Nga VMRO DPMNE thonë se partia...

Zaev: Në zgjedhje vetëm me garanci nga KSHZ dhe Han

Zgjedhje më 24 prill të vitit të ardhshëm do të ketë vetëm nëse ka garanci se ato do të jenë korrekte dhe demokratike, deklaroi për “Meta”, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas tij, garanci të forta se janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike duhet të jep edhe KSHZ. Ai shton se vetëm ajo ky komision është kompetent që të shpjegon se...

KSHZ blen kompjuterë- tabletë me çmim prej 700 euro

Komisionit shtetëror zgjedhor zgjodhi ofertën e kompanisë “Advance Media” për furnizim me kompjuterë- tabletë për anëtarët e këtij Komisioni. Sipas marrëveshjes, KSHZ do të blej 12 tabletë me çmim prej 44.000 denarë pa TVSH apo 713 euro për kompjuterë- tabletë. Vlera fillestare e konkursit përmes sistemit elektronik për furnizime publike ishte 255 mijë denarë pa TVSH ndërsa tani pas...

Sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së do të zgjidhet me shpallje publike

Nesër në dy mediume të shtypura duhet të publikohet shpallja publike për zgjidhjen e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së. Komisioni njoftoi se në seancën e djeshme ka miratuar rregulloren për konfirmimin e mënyrës dhe procedurës për emërimin e sekretarit të përgjithshëm në këtë organ të lartë zgjedhor. Kryetar i KSHZ është Aleksandar Çiçakovski i cili është magjistër i shkencave juridike ndërsa...

Shilegov: Emërimi i anëtarëve nuk do të thotë se KSHZ është e gatshme për zgjedhje korrekte

Emërimi i anëtarëve të KSHZ-së nuk do të thotë se ky institucion është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në prill të vitit të ardhshëm, tha sot në konferencë shtypi deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas tij, KSHZ ka shumë obligime që dalin nga i njëjti ligj ndërsa për momentin nuk posedon as me teknikën e...

Parlamenti sot do t’i emëroj anëtarët e KSHZ-së

Sot prej orës 11 në Kuvendin e RM-së do të mbahet seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ku do të konfirmohet propozim- vendimi për emërimin e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së. Pas kësaj seanca pritet të mbahet edhe seancë plenare, ku do të emërohen anëtarët e rinj të KSHZ-së. Liderët e partive që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos,...

Bejli dhe Garet përshëndetën emërimin e KSHZ-së dhe thirrën të denoncohen keqpërdorimet

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet përmes rrjetit social "Twitter" përshëndetën emërimin e ekspertëve të KSHZ. "Hap i rëndësishëm për dakordimin e anëtarëve final të KSHZ-së, detyra e parë e tyre është emërimi i sekretarit të përgjithshëm profesionist. Ngel edhe shumë punë. I bëj thirrje pushtetit, OJQ-ve dhe qytetarëve që plotësisht të mbështesin KSHZ-në...

Liderët i bënë thirrje Parlamentit t’i emëroj anëtarët e KSHZ-së

Liderët e partive që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, në një deklaratë të përbashkët me shkrim përshëndetën marrëveshjen e sotme për përbërjen e plotë të KSHZ-së dhe i bënë thirrje Parlamentit që t’i emëroj Rexhep Prokupcën, Atanas Urumov dhe Aleksandar Çiçakovskin për ekspertë të pavarur në KSHZ. “I bëjmë thirrje Parlamentit që t’i finalizoj procedurat e nevojshme sa më shpejtë që...

Vanhoute: Të gjithë ishin konstruktiv, por ka shumë punë deri në zgjedhje

Ndërmjetësi belg Piter Vanhoute përshëndeti marrëveshje e arritur sot për ekspertët e KSHZ-së. “Jam shumë i lumtur dhe mund të njoftoj se liderët e partive politike arritën marrëveshje për ekspertët e KSHZ-së. Shpresoj që sa më shpejtë të filloj me punë dhe të emërohet sekretari i përgjithshëm. Mund të them se partitë ishin konstruktive” tha Vanhoute. Ndërmjetësi megjithatë theksoi se deri...

Liderët sot pritet të zhbllokojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Liderët e katër partive më të mëdha VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH sot duhet të takohen për përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Sipas paralajmërimeve të partive, pritet liderët të bisedojnë për çështjet e bllokuara, që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos. Emërimi i tre ekspertëve, anëtarë të KSHZ-së dhe reformat mediale duhet të jenë në fokusin e bisedimeve të sotme të...

VMRO DPMNE: Është e qartë se LSDM dëshiron zgjedhjet të anulohen

Sipas konfirmimit indirekt që e morëm me deklaratë nga lideri i PLD-së, Goran Milevski, më se e qartë është se LSDM dëshiron zgjedhjet të anulohen, theksojnë nga VMRO DPMNE. Ata vlerësojnë se procesi i emërimit të anëtarëve të KSHZ ka ngecur për shkak se për LSDM asnjë kandidat nuk është i pranueshëm. Siç thonë, ka pasur marrëveshje për dy anëtar maqedonas,...

LSDM: VMRO DPMNE bllokon ekspertët për KSHZ-në që postojnë statuse në Facebook

Procesi për emërimin e ekspertëve në KSHZ është i bllokuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për emrat, por partitë kanë koncept të ndryshëm për atë se çfarë do të thotë Marrëveshje e Përzhinos, tregojnë burime nga procesi bisedues për “Meta”. Sipas të dhënave tona, për LSDM-në nuk është e pranueshme ekspertët të emërohen me “amin” nga partia politike. Burime nga LSDM...

Bejli shpreh shqetësimin për shkak të shkeljes së afatit për KSHZ

Ambasadori amerikan Xhes Bejli shpreh shqetësim për shkak të shkeljes së sërishme të afateve të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos. “Jam i shqetësuar për shkak të afatit të lëshuar për emërimin e KSHZ. Pavarësia, përvoja dhe ekspertiza duhet të jenë kriter për emërimin e përfaqësuesve jo- partiak” shkroi ambasadori amerikan në rrjetin “Twitter”. Bejli theksoi se KSHZ duhet të përfundoj shumë...

Mediat në pauzë derisa të merren vesh në KShZ

Partitë që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos sot do të vazhdojnë me bisedimet në grupet punuese, të cilat do të mbahen në Klubin e Deputetëve, që t'i zgjidhin problemet që dolën lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Kjo nga ana tjetër shtyu bisedimet e grupeve punuese për mediat, për të cilat deri sot pasdite nuk kishte caktuar...

Partitë s’mund të merren vesh as për ekspertët në KSHZ

Zvogëlohen mundësitë që nesër Kuvendi t’i votoj anëtarët e KSHZ-së, që u dakorduan partitë politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, mëson “Meta”. Sipas informacioneve tona, partitë s’mund të merren vesh për emrat e tre ekspertëve që do të jenë anëtarë të Komisionit. Ndryshe sipas marrëveshjes, sot duhet të ishin të njohur emrat e ekspertëve ndërsa nesër të jenë para seancës...