fbpx

Aleksandar Çiçakovski (KSHZ): Nuk bisedoj me gazetarë

-

Euro- deputeti Riçard Houit dhe euro- komisari për zgjerim Johanes Han kanë marrë dy deklarata të ndryshme për gatishmërinë dhe gjendjen në KSHZ si dhe zgjedhjet e planifikuar për 24 prill. Duke dashur të mësojmë cila nga këto dy deklarata është e saktë dhe nëse kryetari i KSHZ Aleksandar Çiçakovski dy përfaqësuesve evropian u ka dhënë mendime të ndryshme e kërkuam përmes telefonit. Ai shkurt tha : “Nuk flas me gazetarë”.

Pas mbarimit të takimeve të djeshme maratonë të liderëve të katër partive më të mëdha nënshkrues të Marrëveshjes Han dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë, kryeministri Gruevski në deklaratë për gazetarë tha se Han i ka njoftuar se ka qenë i njoftuar nga kryetari i KSHZ, se nuk ka kurrfarë pengesash për zgjedhjet e 24 prillit.

“Komisari Han qartë na tha se kryetari i KSHZ ka njoftuar se s’ka pengesa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 24 prillit” njoftoi mbrëmë Gruevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.