Han: Partitë s’mund të arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han pas mbarimit të takimit të liderëve në Përzhino, deklaroi se nuk ka marrëveshje rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme zgjedhore që pritet të mbahen më 24 prill. Ai tha se vendi ndodhet në krizë të thellë.

“Vendi është në situatë shumë të rëndë. Atë që e pamë gjatë vitit 2015 po vazhdon edhe gjatë vitit 2016. Vlerësoj se Qeveria, elita politike dhe Parlamenti duhet t’i kushtoj rëndësi kësaj situate serioze, ku preket edhe ekonomia dhe perspektiva euro- atlantike. Sot mësova se partitë s’mund të arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Pres të gjithë t’u përmbahen pikave nga Marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut. I binda partitë se institucionet evropiane janë këtu për të ndihmuar. Dua t’i bind të gjithë se pa marrë parasysh cila do të jetë data e zgjedhjeve, ne do të ndihmojmë dhe do ta vëzhgojmë sitatën gjatë zgjedhjeve” tha Han i cili shtoi se nuk mohon opsionin që edhe edhe një herë të vijë për vizitë në Maqedoni.