fbpx

Gjykata e mbron vendimin për “bombat” e opozitës

-

Pas dilemës, e cila u shpalos në media dhe opinion e ekspertëve rreth çështjes se gjykatësi nga procedura e mëparshme ka guxuar të intervenoj dhe t’i shpall të pavlefshme “bombat” e opozitës si dëshmi, ndërkaq lëndët akoma janë në Prokurori para procedurës hetuese. Nga Gjykata Themelore Shkupi I thonë se vendimi i gjykatëses është i ligjshëm edhe në këtë fazë të hetimeve.

Duke iu referuar Ligjit për procedurë penale (LPP), nga gjykata thonë se gjykatësja në procedurën paraprake mund të vendos në secilën fazë nga ngritja e kallëzimit penal e deri te përfundimi i procedurës hetuese.

“Vallë formalisht hetimi është hapur ose jo, nuk ndikon në notën e ligjshmërisë nga shkaqe se neni 93 LPP është i qartë dhe preciz, sepse konform këtij neni është paraparë kompetenca e gjykatësit në procedurën paraprake i cili vendos më së voni deri në përfundimin e hetimit, dhe nuk është parashikuar deri kur, që do të thotë në çdo fazë nga fillimi i përndjekjes e deri në përfundim të procedurës, hyjnë në kompetencat e gjykatësit të procedurës paraprake, sidomos nëse kihen parasysh të gjitha fazat të procedurës penale deri në ngritjen e aktakuzës, ky gjykatës e vlerëson ligjshmërinë e veprimeve”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.