Posedojmë dëshmi serioze që tregojnë se të enjten në Kuvend është kryer vepra penale- rrezikim terrorist- i rendit kushtetues dhe sigurisë, ka thënë sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov duke shtuar se bëhet fjalë për shkeljen e nenit 33 nga Kodi penale.

“Kemi fotografi, kemi vide- material dhe prova tjera dhe e dimë se kush janë personat me dhe pa masa që tentuan të kryejnë vrasje ndaj deputetëve të Kuvendit, që sulmonin gazetarë dhe nëpunës në Kuvend. Dëshmitë do t’i dorëzojmë deri tek institucionet kompetente. Tregojmë, MPB dhe Prokuroria republikane të mos zvarritin dhe të mos kërkojnë arsyetime në ditën e tretë pas incidenteve, por menjëherë të veprojnë për vërtetimin e përgjegjësisë”, ka thënë Shilegov.

Zëdhënësi i LSDM-së shtoi se sulmi ndaj deputetëve, gazetarëve si dhe sulmi në Kuvend si institucion shtetëror është rrezikim i rendit kushtetues dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi.