LSD në mënyrën më brutale dhunoi vullnetin e qytetarëve dhe pamundësoi të drejtën e diskutimit të të përzgjedhurve të tyre demokratik, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

“LSD me planifikim dhe dhunë, siç paralajmëruan mediat dhe ekspertët e tyre, realizoi performancë të cilën ata e quajnë emërim të kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët tjerë në Kuvend i sollën në rrezik dhe në goditje të revoltit të qytetarëve, revolt të cilin me ditë të tëra e nxitnin dhe e sollën në nivel të përshkallëzimit. LSD u ka borxh qytetarëve një falje. LSD patjetër duhet të merr përgjegjësi politike dhe juridike për situatën në të cilën e solli Kuvendin dhe ngecjen e demokracisë në R. e Maqedonisë”, thonë nga VMRO DPMNE.

Nga partia shtojnë se qytetarëve të R. së Maqedonisë nuk u duhen ndarje, dhunë dhe platforma të huaja, por se qytetarët duan respektim të ligjeve, sundimin e të drejtë dhe platformave për progres ekonomik dhe progres teknologjik.