LSDM: Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës, dhunuesit patjetër të përgjigjen

-

Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës për skenar kriminel ndërsa porositësit, dhunuesit dhe kriminelët të japin llogari, thonë nga LSDM përmes kumtesës partiake.

“Shumica parlamentare realizoi obligimin e vet ndaj qytetarëve, në mënyrë dinjitoze, të mençur dhe me kujdes, siç i takon politikanëve të ri që populli i zgjodhi për ta udhëhequr shtetin. Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Në periudhën e ardhshme, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese. Të gjithë e panë se sa e keqe është fytyra e Gruevskit, Ivanovit, Veljanovskit, Çavkovit dhe dhunuesve dhe nuk duan të jenë bashkë- pjesëmarrësit e tyre dhe instrumenti i tyre  në të ardhmen”, thonë nga LSDM.

Prej atje shtojnë se nuk ka më vend për politikë me tension, ndasi, urrejtje dhe destabilizim.