fbpx

Deputetët e LSDM-së nesër vazhdojnë me punë në komisionet e Kuvendit

-

Sot në ora 15, në Kuvend do të mblidhet Komisioni për zgjedhje  dhe për emërime, i cili duhet të pranojë propozimet  për anëtarët dhe për kryetarët e komisioneve  kuvendare nga grupi parlamentar i LSDM-së.

Pasi anëtarët e këtij komisini do të pranojnë propozimet, për ta do të mund të votohet në seancën plenare e cila është caktuar për nesër.

Propozimi i grupit parlamentar të LSDM-së për nënkryetaren e Kuvendit, Renata Deskoska,  kurse për kryetar të Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit do të propozohet Hari Lokvenec.

Goran Mileski, lideri i PLD-së do të propozohet për kryetar të Komisionit për mbikëqyrje për zbatimin e masave të posaçme hetuese për ndjekje të komunikimeve nga MPB-ja, Drejtorisë së Policisë Financiare, Drejtorisë së Doganave dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Grupi parlamentar i LSDM-së  propozimet për anëtarët dhe kryetarët e komisioneve në Kuvend i dorëzoi dje, kurse Zoran Ilioski kryetari i Komisionit për zgjedhje  dhe për emërime tha se duhet të bëhet harmonizim i anëtarëve më së voni deri të mërkurën ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të komisionit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.