fbpx

PSP prej sot do të punojë në hapësirat e reja

-

Prokuroria Speciale Publike (PSP), prej sot edhe zyrtarisht do të vazhdojë me hetimet për rastet që lidhen me përgjimet e paligjshme në hapësirat e reja në rrugën “Franklin Ruzvelt”.

Mëngjesin e sot, shihet përforcim i forcave të sigurimit nga radhët e policisë, gjë që nuk ka qenë karakteristike në zyrën paraprake në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Në hollin e ndërtesës shihet lëvizja e njerëzve të punësuar në PSP, ndërkaq përpara ndërtesës qëndron një veturë – xhip e policisë “Land Rover Defender” dhe disa zyrtarë policor.

Policia tani për tani lejon të fotografohet vetëm nga ana tjetër e rrugës.

Nuk ka informata se në hapësirat e reja sot a do të vijnë personat e ftuar nga PSP në lidhje me rastet të cilat i ka në duar kjo prokurori.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.