fbpx

Nxënësit e shkollave të mesme nesër do të marshojnë kundër reformave jo të mira

-

Nesër pasdite do të mbahet marshi i parë i shkollave të mesme, për shkak, siç thonë nga “Plenumi i shkollave të mesme”, reformat e këqija në arsim, të cilat e përfshijnë mënyrën e re të maturës shtetërore dhe testimin ekstern, marshi do të filloj në orën 12, te shatërvani i Parkut të qytetit, ndërsa do të mbaroj para Ministrisë së arsimit dhe shkencës. Përveç se në Shkup, do të marshohet edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë.

“Të mblidhemi në numër sa më të madh që ta tregojmë revoltën tonë ndaj reformave të këqija. Kërkojmë kthimin e konceptit të vjetër të maturës dhe të lihet anash përkohësisht ligji për testim ekstren. Koha është ta heqim ndikimet e huaja sepse arsimi na takon neve. Koha është të tregojmë se nuk do  të lejojmë ta shkatërrojnë sistemin arsimor për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Prandaj ejani dhe bashkohuni me ne”, thuhet në paralajmërimin në fejsbuk për ngjarjen.

Dje në shkollat e mesme janë ndarë kontra-fletushka dhe postera në të cilat rrejshëm qëndron i nënshkruar “Plenumi i shkollave të mesme” me përmbajtje: “Nëse ne jo, kush? Nëse tani jo, kur? Nëse jo për Zaevin, për Sorosin” dhe “Për secilin eksperiment janë të nevojshëm mijtë! Mos lejo të eksperimentojnë me ty! Sikur se Sorosi me mua”.

Më14 mars “Plenumi i shkollave të mesme” deri te Ministria e arsimit dhe shkencës dhe deri te Byroja për zhvillim të arsimit bëri kërkesë për lënien anash të dispozitave ligjore të testimit ekstern, e cila u refuzua.
Në kërkesë, nga plenumi i shkollave të mesme thonë se testimi ekstern është në kundërshtim me standardet evropiane të arsimit.

“Kontrolli i vazhdueshëm i dijes dhe i aftësisë të nxënësit gjatë tërë vitit shkollor nuk mundet dhe nuk bën të barazohet me kontrollin gjatë testimit ekstern, i cili zgjat disa orë. Për këtë, “Plenumi i shkollave të mesme” kërkon dispozitat e ligjeve për arsimim fillor dhe të mesëm, të cilët i referohen testimit ekstern, urgjentisht dhe menjëherë të lihen anash. Për më-tej, bëjmë thirrje për debat gjithëpërfshirës, të bazuar në argumente të mbështetura me fakte, me koncept të qartë për rezultatet e pritura dhe për mënyrën se si të njëjtat do të realizohen. Debat në të cilin do të përfshihemi edhe ne, nxënësit si dhe arsimtarët, të cilët janë shtylla e sistemit arsimor jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në çdo shtet tjetër demokratik”, thuhej në kërkesën e plenumit të cilën Ministria e Arsimit e refuzoi.

Deri më tani protestuan nxënësit e shumicës së shkollave të mesme në Shkup, Tetovë, Kavadar, Veles, Shtip, ndërsa janë paralajmëruar protesta edhe në qytetet e tjera.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.