Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do të qëndrojë në Hagë, Holandë, ku para shumë kompanive të mëdha holandeze do t’i prezantojë mundësitë për investime dhe risi që i ofron shteti për bërje të biznesit. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri pa portofol i obliguar për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumof dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për tërheqjen e investimeve të Huaja Kliment Shekerovski. Forumi i biznesit organizohet në bashkëpunim me Këshillin holandez për promovim të tregtisë dhe Qendrës tregtare botërore të Holandës. Disa kompani holandeze veçmë kanë investuar në Maqedoni dhe kanë përvojë pozitive nga zhvillimi i planeve të saja të biznesit që tregon se ekziston potencial i rëndësishëm dhe interes për përforcimin e bashkëpunimit investues dhe këmbimit tregtar në disa fusha siç është turizmi, bujqësia, industria teknologjike dhe e tekstili. Holanda është njëra nga ekonomitë evropiane më të zhvilluara me shumë mundësi për bashkëpunim. Republika e Maqedonisë dhe Holanda viteve të fundit kanë trend të rritur të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe këmbimit pozitiv tregtar.
Tags: gruevski, Holandë, НиколаГруевски, Холандија