fbpx

Shkupi, Manastiri dhe Tetova po ngulfaten, askush nuk reagon

-

 

Sot në mëngjes Shkupi, Manastiri dhe Tetova po ngulfaten në ajër të ndotur. Të gjitha stacionet për matje në Shkup, dy stacionet në Manastir dhe ajo në Tetovë tregojnë nivel të lartë të grimcave PM-10. Në Karposh grimcat PM 2.5 janë në nivel shumë të lartë ndërsa në Qendër në nivel të lartë.

Mbrëmë stacioni matës në Tetovë ka treguar 592 mikrogram në m/kub, që është 12 herë më shumë se 50 mikrogramët e lejuar ndërsa në Lisiçe janë matur 350 mikrogramë, që është 7 herë më shumë se sasia e lejuar. Që të ketë ulje të ndotjes nga viti i kaluar, duhej kapacitetet industriale t’i harmonizojnë kapacitetet e tyre sipas planit operativ për uljen e ndotjes, të ulet trafiku, të ndalohen makinat e vjetra si dhe të pajisen amvisëritë me gaz” vlerëson Metodija Sazdov nga Qendra e Gjelbër e Maqedonisë.

Arianit Xhaferi nga shoqata ekologjike “Eko Guerila” thotë se që të ulet ndotja në Tetovë duhet “Jugohrom”, që sipas tyre është ndotësi më i madh, ta ndërpres prodhimtarinë gjatë dimrit ndërsa Qeveria t’i subvencionoj filtrat apo t’i paguaj punëtorët që nuk do të angazhohen dhe paguhen nga “Jugohromi” në atë periudhë.

Nenad Kociq nga shoqata ekologjike “Vila Zora” thotë se për ndotjen mendohet kur ajo veç më fillon të përhapet ndërsa duhet kjo të ndodh shumë para sezonit të ngrohjes dhe të merren masat përkatëse.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.