fbpx

Shiu përkohësisht ka zvogëluar ndotjen

-

Niveli i lartë i ndotjes në vend është ulur si pasojë e të reshurave të shiut dhe erës. Thuajse të gjitha stacionet matëse të Ministrisë së ekologjisë tregojnë prezencë shumë të ulët të grimcave PM10 dhe PM2,5.

Vetëm stacioni matës në Manastir ka treguar nivel të mesëm të ndotjes.

Në Qendër të Shkupit mbrëmë në ora 22, janë matur 300 mikrogramë grimca PM10 në metër kub ndërsa sot në mëngjes -22 mikrogramë nga 50 të lejuar. Në Karposh dhe Lisiçe në orën 22 janë vërejtur tetë herë sasi më të lartë të ndotjes gjegjësisht 400 mikrogramë ndërsa sot në mëngjes prezenca e grimcave të dëmshme është ulur në 12 mikrogramë në metër kub.

Gazi Baba dje në orën 23 ka pasur koncentracion prej 350 mikrogramë në metër kub ndërsa sot në mëngjes kjo sasi është ulur në 50 apo në kufirin e të lejuarës.

Në Kumanovë mbrëmë ajri ka qenë pesëfish më e ndotur ndërsa sot grimcat kanë prezencë prej 20 mikrogramëve. Ngjashëm është edhe me Tetovën ku janë matur 150 mikrogramë në metër kub ndërsa sot në mëngjes kjo sasi është ulur në 20 mikrogramë.

Javën e kaluar në Shkup në orët e mbrëmshme ndotja arriti deri në 700 mikrogramë në metër kub, që është për 14 më shumë se kufiri i lejuar.

Dje Partia Liberal-demokrate propozoi të ketë institucione shtetërore në prodhimin e energjisë nga burime ripërtëritëse, ndalesë urgjente të importimit të makinave të vjetra si dhe ndërtimin e trafikut nëntokësor në qytetet më të mëdha që të ulet ndotja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.