fbpx

Shkupi këto ditë ngufatet 20 herë më shumë se sasia e lejuar

-

Ditët e kaluara, të gjitha stacionet matëse në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kumanova në mënyrë konstante tregojnë nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Sot në mëngjes nivel shumë i lartë i grimcave kancerogjene PM-10 është matur në komunat Qendër, Lisiçe, Gazi Babë dhe stacioni matës në Rektorat. Për një nivel ndotje më e vogël gjegjësisht më e lartë është matur në Karposh.

Nivel i lartë i grimcave PM-10 ka edhe në Milladinovc, në dy stacionet matëse në Manastir, Kërçovë, Tetovë, Koçani dhe Kavadar. Stacioni matës në Veles ka treguar nivel të mesëm të ndotjes së ajrit.

Në Qendër dhe Karposh ka nivel shumë të lartë edhe të grimcave PM 2,5.

Mbrëmë stacioni matës në Rektorat ka treguar 650 mikrogramë në metër/ kub të grimcave PM -10, që është 13 herë më shumë se sasia e lejuar prej 50 mikrogramëve në metër/ kub. Në Lisiçe në orën 23 janë matur 600 mikrogramë gjegjësisht 12 herë më shumë se sasia e lejuar.

Para dy ditëve, stacioni matës në Rektorat ka matur 981 mikrogramë në metër/ kub, që është thuajse 20 herë më shumë se 50 mikrogramët e lejuar.

Zakonisht, koncentrimi i grimcave PM-10 arrin nivelin maksimal në orët e mbrëmjes, prej orës 22 deri 1 pas mesnatës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.