Të gjithë shpallën fitore në negociata, fushata filloi!

-

Pas negociatave tetë- orëshe mes liderëve politik dhe euro- komisarit për zgjerim, nuk është krejtësisht e qartë se çfarë në fakt është arritur. Në një vakum të tillë të gjitha palët shpejtuan të shpallin “fitore”.

Mediumet e afërta me strukturat politike filluan të analizojnë deklaratën e euro- komisarit Johanes Han, pas kësaj duke shtuar edhe momente të reja, kinse nga “burimet e tyre të afërta”.

Mediumet që janë kritike ndaj pushtetit dolën me detaje të reja të cilat, kinse, i kanë “nga burimet e afërta me LSDM” ndërsa mediumet pro- qeveritare nga lajmet e tyre “ekskluzive” i kanë marrë nga “burimet diplomatike”.

Eufori më shumë ka në mediumet pro- qeveritare, të cilat shpejtuan të shpallin fitore ndërsa vërehej rënia e disponimit tek mediumet që janë me qasje kritike ndaj pushtetit.

Ja çfarë shkruajnë mediumet që janë kritike ndaj pushtetit:

  • Do të ketë zgjedhje të parakohshme deri më prill të vitit 2016
  • Zgjedhjet do t’i organizojë qeveria e tranzicionit gjegjësisht kalimtare

Sipas tyre, përbërja e qeverisë së re do të arrihet në vazhdimësinë e negociatave mes liderëve të partive, me ndërmjetësimin e euro- komisarit Johanes Han më 10 qershor në Bruksel.

  • Ja çfarë shkruajnë mediumet që e mbështetin politikën e pushtetit:
  • Do të ketë zgjedhje të parakohshme deri më prill të vitit 2016
  • Nuk ka marrëveshje për qeveri kalimtare
  • Parlamenti do të kthehet në Kuvend

Ndërsa këto mediume shkruajnë se takimi i liderëve me euro- komisarin Johanes Han mes pushtetit dhe opozitës ka rezultuar me marrëveshje të firmosur për zgjedhje parlamentare në prill, si dhe me kornizë kohore në të cilën duhet të merren vesh modalitetet që do të kontribuojnë për kthimin e besimit të një pjese të partive politike në procesin zgjedhor. Firma e kësaj marrëveshje do të vendoset në Bruksel më 10 qershor. Ata spekulojnë se pas kësaj date opozita do të kthehet në ulëse parlamentare dhe do t’i vendoset fundi i regjistrimeve ilegale dhe bisedave telefonike.

Vonë mbrëmë njoftim dërgoi edhe Komisioni Evropian, ku thuhet:

“Një numër i caktuar i masave konkrete janë diskutuar dhe kontraktuar për ballafaqimin me sfidat që qëndrojnë para shtetit. Një numër i caktuar duhet të elaborohet në mënyrë shtesë në ditët në vijim dhe në këtë drejtim komisari kërkoi bisedimet me liderët të vazhdojnë së shpejti”.

Pas përfundimit të negociatave në Shkup, euro- komisari Johanes Han deklaroi:

“Siç shihni, jam i rrethuar me liderët e partive politike, kishim diskutim të mbarë dhe mirë është që këtë herë arritëm t’i vërtetojmë përpjekjet për ardhmërinë evropiane të vendit. Është e rëndësishme të zgjidhen problemet e brendshme dhe të arrihet kompromis politik dhe baraspeshë dhe për këtë shkak kishim presion kohor. U pajtuam për periudhë tranzicioni ndërsa deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme, por para kësaj është me rëndësi shteti të përgatitet për këtë. Të bëhet pastrimi i listave zgjedhore dhe të pranohen të gjitha rekomandimet e BE. Detajet do të merren vesh në takimin javën tjetër në Bruksel.