Euro- deputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Riçard Houit përshëndeti avancimin e djeshëm në negociata për daljen nga kriza politike në Maqedoni.
“Përshëndes deklaratën e Johanes Han për negociatat në Maqedoni. Duhet të them, përzgjedhje interesante të fjalëve “një lloj periudhë tranzicioni”- shkroi Houit në Twitter.
I welcome @JHahnEU statement on fYR #Macedonia talks. I note interesting wording “kind of transitional period.” http://t.co/AgsH4GOO8A
— Richard Howitt MEP (@richardhowitt) June 3, 2015
Houit është njëri prej tre euro- deputetëve që ndërmjetësuan mes VMRO DPMNE dhe LSDM në tejkalimin e krizës politike.
Vendimin e djeshëm e përshëndeti edhe shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak.
“Vlerësojnë përpjekjet e Johanes Han, Eduard Kukan, Riçard Hozit dhe Ivo Uajgl për arritjen e marrëveshjes politike për tejkalimin e krizës në Maqedoni”, shkroi Lajçek në Twitter.
Appreciate efforts of @JHahnEU & @EduardKukan @richardhowitt @ivajgl in reaching the political agreement on way out of crisis in #Macedonia
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 3, 2015