fbpx

Të gjithë stacionet matëse tregojnë nivel shumë të lartë të ndotjes

-

Në orën 18, të gjithë njësitë matëse nëpër Maqedoni pasqyrojnë nivel shumë të lartë të ndotjes së ajrit. Në Shkup sasia e grimcave të PM10 është 257 mikrogram për një metër kub, që është pesë herë më shumë se 50 mikrogram.

Përqendrimi më i madh i këtyre grimcave ka në komunat e Shkupit, Qendër, Lisiçe, Gazi Babë dhe njësinë matëse Rektorat. Në faqen për matjen e cilësisë së ajrit thuhet në kumtesën se instrumenti i matjes së grimcave të PM10 e vendosur në Karposh është ç’kyçur për shkak të problemeve teknike, dhe do të jetë në funksion pas evitimit të defektit.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit është edhe në Miladinovcë, Kërçovë, Tetovë, Veles, Koçan dhe Kavadar ku niveli i grimcave PM10 është mbi nivelin e luajtur. Në Qendër dhe Karposh është shënuar nivel shumë i lartë i grimcave PM2,5, kurse në Lisiçe niveli më i lartë është i monoksid karboni.

Në raste të tejkalimin e pragut të 50 mikrogrameve për një metër kub të grimcave të PM10 në vazhdimësi të pesë ditëve , Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, rekomandojnë përdorim të transportit urban publik, më shumë njerëz të udhëtojnë në një automjet, për ngrohjen e hapësirave mos përdoren mjete sintetike dhe të përdoret si duhen stufat me dru.
Zakonisht, përqendrimi i grimcave PM 10 arrin nivelin maksimal në orët e natës edhe atë nga ora 22 deri në orën 1 pas mesnate.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.