“New York times” Maqedoninë radhiti në destinacionet më të mira për 2015

Gazeta prestigjioze amerikane ,,New York times,,e rradhit Maqedoninë në 10 destinacionet  e para nga 52, të cilat duhet të vizitohen gjatë vitit 2015.

Maqedonia është radhitur si hit destinacioni i ri i Ballkanit.

,,Pas Kroacisë dhe  Malit të Zi, Maqedonia është destinacioni turistik i Ballkanit Perëndimor. Njihet për manastiret  e vjetra dhe Liqenin e Ohrit, Maqedonia është një vend i shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e ushqimit dhe verës. Vendet siç janë Mali Sharr i japin  një pamje alpine, që paraqet atraksion të vërtetë për dashamirësit alpinizmit, shkruan New York Times.

Në listën e 53 vendeve joshëse për turizëm, para Maqedonisë gjendet Milano (Italia), Kuba, Filadelfia, parku nacional, Kili, Durban (Afrika e Jugut) Bolivia dhe Ishujt Faroe.