LSDM:Miratimi i ndryshimeve ligjore në mes të natës dëshmon për synimet pasinqerta të pushtetit

-

Miratimi i të ashtuquajturit provim shtetëror dhe ndryshimet kontestuese të Ligjit për arsim të lartë, pa marr parasysh qëndrimet e studentëve, komunitetit akademik dhe opinionit të gjerë publik është dhunë klasike  e pushtetit të Nikolla Gruevskit, vlerësoi LSDM-ja në reagimin e saj lidhur me votimin  e pakos së ligjeve  për arsimin fillor dhe atë të lartë nga Komisionit parlamentar i arsimit, shkencës dhe sportit..

Miratimi i ndryshimeve ligjore pas mesnate, në procedurë jodemokratike, pasqyron atë se sa janë të pasinqerta synimet e pushtetit të Gruevskit, e cila për shkak të egos të kryeministrit, qon në pikëpyetje të drejtat e studentëve dhe profesorëve. Paralajmëruam që hapja e fakulteteve edhe nëpër kolibe anembanë Maqedonisë është e dëmshme, hapja e universiteteve ku të mundet është e rrezikshme për kualitetin e procesit arsimor, pushtetit dhe atëherë me dhunë zbaton synimin e vet”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, hapat më të reja të Qeverisë çojnë drejt në kaosi të ri që drejtpërdrejtë lëkund themelet e sistemit të arsimit të lartë .

Me ndryshimet ligjore, pushteti cenon të drejtën e studimit të garantuar me Kushtetutë dhe hynë në autonominë e universiteteve” konsideron LSDM-ja.