fbpx

Arrestohet në SHBA i biri i Klusev për “shpërndarje narkotikësh”

-

Ludmil Klusev, i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikolla Klusev, është arrestuar në SHBA nën akuzë për “shpërndarje ilegale të narkotikëve”, njofton “Fairfield Daily Voice”.

Klusev i cili në SHBA punon si psikiatër, është arrestuar më 12 nëntor dhe ngarkohet se pacientëve u ka shkruar sasi të mëdha të ilaçeve “aderal” dhe zanaks” (tek ne njihen me emrin heleks) për të cilat pacientët e kanë paguar me para në dorë.

Për akuzën e njëjtë së bashku me të është arrestuar edhe Dushan Bosotov.

Klusev është nxjerrë para gjykatësit dhe tani mbahet në arrest ndërsa Bosotov është liruar me pagesë prej 200 mijë dollarë.

Në hetim janë përdorur një dëshmitar i mbrojtur dhe polic i cili është shtirur si pacient. Ata kanë konfirmuar se Klusev u ka shkruar ilaçe pa kontroll të mëparshëm ndërsa ata i kanë dhënë atij të holla. Thuhet se ai ka autorizuar edhe Bosotovin që të shkruaj receta në mungesë të tij.

Парите потоа ги користел за лични потреби, облека, патувања и за отплата на кредити.

Paratë e fituara i ka shfrytëzuar për nevoja personale, ushqim, udhëtime dhe pagimin e kredive.

Dënimi maksimal për këtë vepër është 20 vite burg. Klusev gjithashtu ngarkohet për larje parash. Sipas informacioneve nga SHBA-të, Klusev më herët është akuzuar me 15. 000 dollarë për shqetësim seksual ndaj pacientes.

Ai nuk e ka pranuar këtë vepër dhe ka shtuar se “është viktimë e diskriminimit kulturor”.

2

Ndryshe, Ludmil Klusev është i biri i Nikolla Klusev, akademikut dhe kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.