fbpx

Shilegov: Gruevski në panik

-

Ka filluar kapitullimi i politikave të gabuara të Nikolla Gruevskit dhe disa persona rreth tij, të cilët kanë rrënuar sistemin shtetëror, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, pasi që VMRO-ja ka iniciuar ndryshime në Ligjin për kontributet.

“Sot Qeveria bëri një hap mbrapa për vetëm disa ditë. Grupi i njëjtë i deputetëve të VMRO-DPMNE-së i cili votoi ndryshimet në Ligjin në të cilin po vendosen kontribute të mëdha për honorarët, sot e lëshoj topin me tërheqjen e këtyre vendimeve. Para disa ditëve Gruevski i ngriu dënimet për mësimdhënësit në të ashtuquajtur testim ekstern. Pastaj, personalisht Gruevski ka paralajmëruar edhe anulim të provimit shtetëror dhe ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë”, ka deklaruar Shilegov.

Ai ka shtuar se veprimet e Gruevskit flasin për dy gjëra: “Gruevski është në panik dhe koncepti i kontrollit të politikës së Gruevskit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij ngadalë po shkatërrohet”, ka shtuar Shilegov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.