fbpx

Ivanov: Të respektohet e drejta ndërkombëtare

-

Vlerësim i përgjithshëm është se ekziston brengosje e madhe, para së gjithash, për situatën në Ukrainë. Kjo sjell shumë emocione, siç u pa në fjalimet e pjesëmarrësve, ndërsa po ndjehet shqetësim edhe pse në Konferencën e 51-të të sigurisë në Munih, si një nga forumet më të mëdha globale, po debatohet për çështje në sferën e sigurisë, por edhe për të gjitha çështjet që janë sfida të kohës sonë.

Këtë e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas përfundimit të sotëm në konferencës treditore në Munih.

Ai shtoi se Konferenca e Munihut është forum i njohur, ku çdoherë tentohet që përmes dialogut dhe në mënyrë të qetë të zgjidhen konfliktet që ekzistojnë dhe të parandalohet.

Duke potencuar se konferenca është mundësi për takime me shumë liderë, ekspertë dhe njerëz tjerë të cilët marrin vendime në sferën e sigurisë, Ivanov informoi se të gjitha pjesëmarrjet e tij të deritanishme në këtë konferencë, duke përfshirë edhe atë të këtij viti, i ka shfrytëzuar për këmbim të mendimeve, kontakte dhe takime, me të të gjitha ata që në ndonjë mënyrë janë të lidhur me rajonin tonë.

Në takimet bilaterale në Munih, presidenti i Maqedonisë ka përmendur situatën tonë, pasi, siç tha, mund të dëgjojmë se diplomatët e huaj më së shpeshti thirren në respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

“Thash se ky është edhe problemi ynë që e kemi me fqinjin tonë, pasi mungon respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet veçse të miratuara të cilat ekzistojnë. Thash edhe se Maqedonia është kohë të gjatë e bllokuar për shkak të mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare nga fqinji jugor dhe se për ne duhet të vlejnë ato përvoja pozitive të cilat i kemi në rajonin tonë për lëvizje paralele të procesit të negocimit për anëtarësim në BE, që e transformon shoqërinë tonë”, deklaroi Ivanov.

Ai sqaroi se të gjitha vendet nga rajoni i ynë i transformuan shoqëritë e tyre dhe të gjitha institucionet e tyre janë adaptuar me standardet dhe parimet evropiane, respektivisht po ndryshohet tërë ambienti.

“Pikërisht kjo është ajo që neve na mungon. I analizojmë edhe situatat aktuale te ne në vend dhe deri ku kjo na çon”, tha Ivanov, i cili i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski mori pjesë në Konferencën e 51-të të sigurisë, e cila tradicionalisht mbahet në Munih.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.