Do të ndryshohet ligji për honorarë

Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute për sigurim obligativ social do të dorëzojë deri tek Kuvendi grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Me ndryshimet dhe plotësimet më të reja të Ligjit për kontribute për sigurim obligativ social bëhet saktësimi dhe lehtësimi i kushteve për pagesë të kontributeve të kompensimeve që janë realizuar në bazë të kontratët në vepër, kontratës autoriale apo ndonjë llojit tjetër të kontratës me të cilën realizohet kompensim:

-Personat që realizojnë të ardhura nga marrëdhënia e punës (persona të punësuar) dhe personat që realizojnë të ardhura në bazë të pensionit (pensionistët) lirohen nga obligimi për pagesën e kontributeve nëse realizojnë të ardhura shtesë në nivel vjetorë në bazë të kontratës në vepër, kontratës autoriale apo ndonjë kontratë tjetër, më të vogla se shuma e rrogës mesatare neto në R. e Maqedonisë në vitin e kaluar në përputhje me të dhënat nga Enti statistikore i shtetit në (rreth 21.300 denarë). Këto persona do të paguajnë kontribute vetëm për shumën e cila kalon këtë prag prej 21.300 denarë. Kjo për arsye se këto persona janë të përfshirë në sistemin e sigurimit social.

-Personat që nuk janë në marrëdhënie të rregull pune (të papunë) e të cilët realizojnë kompensime në bazë të kontratës në vepër, kontratës autoriale apo ndonjë kontrate tjetër, lirohen nga obligimi për pagesën e kontributeve deri në shumën e rrogës minimale e vërtetuar me ligj (9590 denarë). Këto persona do të paguajnë kontribute vetëm për shumën e cila kalon pragun prej 9590 denarë. Kjo për arsye që të mbrohen interesat e personave që janë angazhuar me ndonjërën prej këtyre bazave, por të cilëve nuk u paguhet sigurimi pensional –invalidor.

-Në të dy rastet lehtësimi është që kontribut do të paguhet vetëm për shumën që kalon pragun prej 9590 denarë (për të papunët) gjegjësisht pragun prej 21.300 denarë (për të punësuarit dhe pensionistët). Kjo do të thotë se personat që nuk janë të punësuar ndërsa realizojnë të ardhura në bazë të ndonjë kontrate, kontribute do të paguajnë vetëm për dallimim mes kompensimit të paguar neto dhe pagës minimale. Personat e punësuar dhe pensionistët që realizojnë të ardhura në bazë të ndonjë kontrate, kontribute do të paguajnë vetëm për dallimin mes kompensimit të paguar neto dhe pagës mesatare neto.

-Limiti për pagën mesatare neto për pagesën e kontributeve do të zbatohet deri në aderimin e RM-së në Bashkimin Evropian. Pas hyrjes në BE, të punësuarit dhe pensionistët do të paguajnë kontribute për të ardhurat e realizuara nga puna shtesë mbi shumën që kalon pragun e pagës minimale.

-Nëse personi i punësuar realizon të ardhura shtesë në bazë të kontratës tek punëdhënësi i njëjtë ose tek personi juridik që është kapital, menaxhues dhe/ose ka lidhje familjare me punëdhënësin, në këtë rast kontribute do të paguhen për shumën e plotë të të ardhurave që janë realizuar në bazë të kontratës. Qëllimi i këtij vendimi është që të pengohen keqpërdorimet eventuale të punëdhënësve të cilët angazhojnë persona me rrogë minimale dhe paguajnë kontribute minimale ndërsa u paguajnë të ardhura shtesë përmes kontratave që ua shkurtojnë të drejtën për pension përkatës. Ky vendim është në interes të punëtorëve.

-Me qëllim të arritjes së përfaqësimit më të madh, me ndryshimet e Ligjit ndërpritet edhe kufizimi i kryegjësë më të lartë për llogarinë dhe pagesën e kontributeve sikur në bazë të rrogës, ashtu edhe në bazë të të ardhurave të realizuara nga kontrata në vepër, kontrata autoriale apo ndonjë kontratë tjetër me të cilin është përcaktuar kompensim për punën e kryer.

-Me ndryshimet e Ligjit parashihet se kontributet do të paguhen vetëm për honoratë tanimë të paguara.

-Vendimet e reja nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit do të hyn në fuqi menjëherë në ditën e miratimit dhe duke pasur parasysh se janë më të volitshme për qytetarët do të vlejnë edhe për llogaritë dhe pagesat e të ardhurave të realizuara në janar 2015, përmes barazimit.

-Afati për dorëzimin e formulareve në muajin shkurt 2015 do të jetë deri më datën 25 e këtij muaji, me qëllim që këto ndryshime të kenë efekt menjëherë.