“Meta” me qëllim për ta vizituar laboratorin e Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor (MMJPH) për të shkruar për atë se si funksionon ky segment me rëndësi vitale për përcjellje të niveleve të ndotjes në shtet si dhe problemet me cilat ballafaqohet aji, diku para njëzet ditësh, u drejtua te personat kompetent në këtë Ministrinë, për kërkesa është refuzuar, përkatësisht – prolonguar, siç qëndron në përgjigjen me shkrim, deri në momentin kur do të mund të realizohet vizita.

Arsyetimi nga MMJPH është se shkak janë pushimet vjetore, njofton Meta.mk.

“Meta” veç më ka shkruar për laboratorin shtetëror të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor,që është pjesë e Drejtorisë për mjedis jetësor dhe e cila, sipas organizimit të saj dhe pajisjes duhet të jetë shtylla kryesore në monitorimit të ndotjes së ajrit, e me atë edhe instrument kryesor në punën e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, duke dhënë shërbime me analiza të pavarura të mostrave që merren nga terreni dhe të përcaktojë burimet e ndotjes.

Edhe pse ekziston dhe funksionon pothuaj 40 vite, ky laborator nuk është i akredituar për asnjë metodë në pajtim me standardin ndërkombëtar për laboratore ISO17025, që donë të thotë se nuk është e aftësuar as materialisht e as me kuadro të bëjë matje të emetimeve ngas ndotësit e ajrit, e që rezultatet e fituara nga matja e emetimeve të ndotësve të konsiderohen si relevante. Në mungesë të laboratorit të akredituar nën patronazh të shtetit, kapacitetet e mëdha industriale të mëdha dhe të vogla, me A dhe B licenca të integruara, ndotës potencial, analizat e tyre të emetimeve, që i kanë obligim ligjor, ende i bëjnë në laboratore private.

Ndërsa nëse inspektorët për mjedis jetësor realizojnë kontroll pa paralajmërim të këtyre kapaciteteve industriale për të përcaktuar se si ato i respektojnë obligimet e tyre dhe sa analizat e emetimeve që janë bërë nga laboratorët private e tregojnë gjendjen e vërtetë me ndotjen e ajrit, mostrat që ato do t’i marrin sërish do të përfundojnë në të njëjtat laboratore private pikërisht për shkak se ai shtetëror nuk është i akredituar. Edhe nga MMJPH pranojnë që këtu është e mundur që laboratorët privatë praktikisht të duhet të zbatojnë supervizion mbi të dhënat e tyre laboratorike.

Derisa nuk bëhet akreditimi i laboratorit për më shumë metoda për matje të substancave ndotëse, ai nuk do të mund të përdoret. Për shkaqe të paqarta dhe të pashpjeguara shteti nga mëvetësimi deri tani nuk ka mbledhur forca dhe nuk ka bërë përpjekje që deri në fund ta aftësojë këtë institucion në aspektin kadrovik dhe material për t’u përgjigjur ndaj obligimeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Sipas sekretares shtetërore në MMJPH, Ana Petrovska deri tani, nga viti 2012 e këtej ata rregullisht e informojnë Qeverinë për nevojën për financim të procesit të akredimit dhe ekipimit të Laboratorit me kuadro shtesë, që gjithsej do të kushtonte 5,5 milionë denarë, por që edhe në buxhetin e Ministrisë për vitin 2019 nuk janëparaparë mjete për këtë dedikim. Prandaj edhe këtë vit nuk mund të fillojë procesi i aftësimit të laboratorit shtetëror për të kryer funksionet për të cilat është krijuar.