fbpx

Rikonstruktimi i bulevardit Kërste Misirkov në Bit – Pazar do të zgjatë një muaj

-

Qyteti i Shkupit sot e filloi me rikonstruktimin e karregjatës në bulevardin Kërste Petkov Misirkov, në aksin nga udhëkryqi te Pallati i Gjykatës deri në nyjën Bit-Pazar në Komunën Çair. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov realizoi kontroll të punëve ndërtimore në këtë segment, transmeton Meta.mk.

Ai sqaroi që aksi rrugor do të rikonstruktohet në gjatësi prej 1350 metra në të dyja drejtimet. Afati për përfundim të punëve është 30 ditë, ndërsa vlera e projektit është rreth 20 milionë denarë.

“Për të fituar rrugë më cilësore, në vende të caktuara do të bëhet edhe përmirësim i bazës me tampon shtresë”, deklaroi kryetari Petre Shilegov.

Qyteti i Shkupit i lut qytetarët të kenë mirëkuptim deri sa të zgjasin aktivitetet ndërtimore dhe bën apel te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe në bazë ditore t’i ndjekin informatat për regjim të përkohshëm të komunikacionit që i publikon Qyteti i Shkupit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.