fbpx

SHGM deri te BE dhe SHBA-ja: Nuk na dhatë përgjigje, do të bisedohet për mediat ose jo?

-

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë sot përmes njoftimi përshëndeti angazhimet e BE-së dhe SHBA-së si ndërmjetës në Marrëveshjen e Përzhinos dhe si garantues të zbatimit si dhe inkurajoi të vazhdojnë të bisedojnë me partitë politike për reformat në media, si një prej kushteve themelore për zgjedhje korrekte.

“SHGM përshëndet deklaratat e euro- komisarit Johanes Han dhe euro- deputetit Riçard Houit, që kërkojnë të zbatohen reformat në media para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. SHGM i konsideron objektive vlerësimet e BE-së dhe SHBA-së për lirinë e mediave në Maqedoni dhe pret nga Uashingtoni dhe Brukseli të insistojnë qeveri të siguroj kushte të mjaftueshme për media profesionale dhe të lira. Me keqardhje konstatojmë se përgjigjet që i morëm nga BE dhe SHBA në lidhje me spekulimet në opinion se komuniteti ndërkombëtar viktimizon reformat në media për shkak të anulimit të datës së zgjedhjeve, nuk ishin të qartë deri në fund. Ngel pa përgjigje pyetje nëse deri më 5 qershor do të ketë reforma në media që të përmirësohet informimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore për të gjithë partitë” thuhet në njoftimin e kësaj Shoqate.

Nga Shoqata thonë se do të vazhdojnë të punojnë për reforma sistematike dhe të qëndrueshme në mediat në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos dhe se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për t’i bindur nënshkruesit dhe garantuesit e Marrëveshjes që të ketë ndryshime në legjislacionin mediatik para mbajtjes së zgjedhjeve.

“Për gjendjen më të re është informuar përfaqësuesja e lartë për lirinë e mediave të OSBE-së, Dunja Mijatoviq ndërsa ditët në vijim do të dërgojmë letër deri te euro- komisari Johanes Han, deri të gjithë ambasadat e vendeve- anëtare të BE-së në Shkup si dhe deri te departamenti amerikan i shtetit ku do të kërkojmë Marrëveshje e Përzhinos të zbatohet tërësisht para zgjedhjeve” thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.