Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënojnë fluksin e dhunës së koordinuar verbale të pushtetit ndaj gazetarëve, të cilat siç thonë nga SHGM, i drejtohen lirisë së mediave dhe të drejtës së opinionit për t’u informuar.

“Sulmet e këtilla kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe heshtin gazetarët dhe të ngufatin kritikën në media. Me këtë, pushteti dëshiron të pengoj që të njoftohet opinioni për ngjarje të rëndësishme në vend. Akuzat e VMRO DPMNE-së kundër Fondacionit shoqëria e hapur Maqedoni, për korruptim të mundshëm të gazetarëve, është ndërrim i kulluar i tezave të pushtetit të deritanishëm, i cili nuk ka guxim që të ballafaqohet me përgjegjësin personale për keqpërdorim masovim të mediave për synime politike” thonë nga SHGM.