DMTP ka pranuar kërkesa për të kryer kontroll në portale, kërkon të fshihen të dhënat personale

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale javën e kaluar ma pranuar disa nisma për kryerjen e mbikëqyrës në media, gjegjësisht portalet informative online “për shkak të shkeljeve të vërtetuara të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personal”.

DMTP u bën me dije të gjithë portaleve online dhe mediave të shtypura se është e nevojshme të nisin fshirjen e të dhënave personale gjegjësisht minimizimin e vëllimit të të dhënave personale të cilat përdoren.

Prej atje shpjegojnë se sipas nenit 9 nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, numri amë i qytetarit mund të përpunohet vetëm me pajtueshmëri paraprake të subjekti të të dhënave personale.