Sunday, 12 April, 2026
Meta.mk

Tag: ShGM | 33 results

Raporti i PE: Maqedonia në fund të listës për lirinë e mediave në Ballkan

12 May 2017

Maqedonia gjendet në pozitën e fundit në Ballkanin Perëndimor në pjesën e respektimit të lirive mediatike, vlerëson “Qendra hulumtuese pranë Parlamentit Evropiane”, që në maj të këtij viti publikoi raportin për situatën me lirinë e fjalës në vendet e Ballkanit, njoftoi sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). “Trendi i erozionit të lirisë së mediave […]

SHGM: Rënie e madhe e lirive të mediave dhe përkeqësim të gjendjes së gazetarëve

13 April 2017

“Qeveria në vitin 2016 ka shfrytëzuar të gjitha instrumentet e pushtetit që të kufizoj lirinë e fjalës dhe t’i kontrolloj mediat. Mediat vazale i shpërblen me të holla publike ndërsa gazetarët që e kritikojnë vazhdimisht i sulmon dhe u bën presione të ndryshme”, porositi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani. Kryetari i Shoqatës së gazetarëve prezantoi […]

Shoqatat e gazetarëve të rajonit dënojnë sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni

12 March 2017

Shoqatat e gazetarëve nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia sot kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për punëtorët mediatiak dhe gazetarët në Maqedoni, të cilët siç vlerësojnë, në mënyrë konstante ballafaqohen me presione, sulme fizike si dhe kërcënime për vdekje. Shoqatat nga rajoni, pas sulmit ndaj gazetarit të Televizionit 24 […]

SHGM dënon sulmet ndaj Jovanovskit dhe Triçkovskit dhe frikësimin e gazetarëve

3 March 2017

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u prononcua me dënim për “fushatën e frikësimit dhe nënçmimit të gazetarëve që ditëve të fundit në Shkup po e zhvillojnë persona të panjohur të frymëzuar nga deklaratat e kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski, i cili javën e shkuar thirri maqedonasit etnik përmes protestave të pengojnë opozitën të formojë […]

VMRO DPMNE: LSDM urdhëron sulme dhe u kërcënohet gazetarëve që nuk i kontrollon

20 February 2017

VMRO DPMNE sot përmes njoftimit akuzoi LSDM-në se “kriminelët” nga radhët e kësaj partie urdhërojnë sulme ndaj mediumeve dhe u kërcënohet gazetarëve që s’janë nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit. “U sulmua gazetarja e televizionit “Sitel”, Ivona Talevska, u sulmua gazetari Janko Ilkovski, u sulmua Dejan Nikolovski, Antonio Dimitrievski, Boban Nonkoviq, u sulmua ekipi i […]

SHGM dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

16 January 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënojnë fluksin e dhunës së koordinuar verbale të pushtetit ndaj gazetarëve, të cilat siç thonë nga SHGM, i drejtohen lirisë së mediave dhe të drejtës së opinionit për t’u informuar. “Sulmet e këtilla kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe heshtin gazetarët dhe të ngufatin kritikën në media. Me këtë, pushteti […]

SHGM: Komisioni Evropian me të drejtë vlerëson se ka dhunë ndaj gazetarëve

10 November 2016

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë pajtohet me vlerësimin e KE-së se gjendja me lirinë e mediumeve këtë vit në Maqedoni është përkeqësuar. Komisioni, thonë nga SHGM, me të drejtë vlerëson se pjesa më e madhe e mediumeve në vend nuk kanë pluralizëm politike dhe televizioneve nacionale në mënyrë të koordinuar mbështesin partinë në pushtet. “Komisioni […]

Selmani: Nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive

5 August 2016

Ne kërkuam reforma të vërteta në media ndërsa nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës na porositën farsë politike. Edhe njëherë përsëris se nuk do të marrim pjesë në lojën pa kufi të partive” shkroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani në profilin e tij në Facebook. Ndryshe, organizatat e gazetarëve në takimin e djeshëm me krerët e […]

SHGM: Largimet në MPM janë goditje e paramenduar ndaj gazetarisë profesionale

27 July 2016

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot vlerësoi largimin e gazetarëve në mediat në pronësi të “Media Print Maqedoni” si goditje ndaj gazetarisë profesionale. “Largimet e 20 të punësuarve nga “Media Print Maqedoni” prej të cilëve shumica e tyre nga gazeta ditore “Vest”, paraqet goditje të paramenduar ndaj gazetarisë dhe ndaj lirisë së mediave. Pas ndërrimit […]

SHGM: Shoqata e prokurorëve të dënojë vendimin që Nedellkovski të mos ndiqet penalisht

22 June 2016

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për media reagoi ndaj vendimit të prokurorit të Prokurorisë së lartë publike, i cili ka vlerësuar se udhëheqësi televiziv Milenko Nedellkovski nuk nxitë urrejtje dhe dhunë me statusin e Fejsbukut me kërcënime ndaj disa gazetarëve, por se ato janë vetëm “qëndrime të shprehura për persona fizik” […]

Ligji për media i SHGM dhe SPPM nuk kaloi në Kuvend

4 April 2016

Deputetët nuk e miratuan propozim- ligjin për reforma në media, që me propozim të SHGM-së dhe SPPM-së e propozoi Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë. Propozim- ligji është përpiluar sipas propozimeve të ndërmjetësit, Piter Vanhojte. Propozim- zgjidhja përmban reforma në këshillim programor të RTM-së dhe Këshillit të Agjencisë së mediave si dhe financim të plotë të RTVM-së […]

Selmani paralajmëron: Propozojnë legalizimin e reklamave qeveritare!

17 February 2016

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani dhe kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Tamara Çausidis, sot përpara Klubit të Deputetëve, ku mbahen bisedimet për mediume, edhe njëherë e kanë konfirmuar qëndrimi e tyre se nuk do të pranojnë asnjëfarë lloj forme të reklamimit qeveritar. Selmani tha se ka dëgjuar disa spekulime […]

Bejl dhe Orav, përforcim në grupet e punës lidhur me mediat

16 February 2016

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli dhe euro-ambasadori Aivo Orav iu bashkëngjitën negociatorëve të grupeve të punës për ligjin e mediave në Klubin e deputetëve. Diplomatët do të tentojnë të bëjnë presion ndaj partive politike për zgjidhje më të shpejtë të kësaj çështje. Para fillimit të takimit, ndërmjetësi belg Piter Vanhoute tha se pret […]

SHGM dhe SPGPM insistojnë partitë politike të pranojnë propozimin e Vanhoute

2 February 2016

Nesër partitë politike do të vazhdojnë me bisedimet lidhur me reformat në mediume, kështu që i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së të këmbëngulim te biseduesit që të pranojnë propozimin e ndërmjetësit belg Piter Vanhoute, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Sipas tij, ky propozim është […]

Selmani: Gjobat e mëdha do t’i mbyllin mediumet

20 November 2015

Nëse shoqatat e mediumeve nuk përfshihen në bisedimet e mediumeve të partive politike dhe ndërmjetësit belg, Piter van Hojte, gazetarët do të protestojnë para Klubit të deputetëve, deklaroi kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani. Ai reagoi ndaj ndryshimeve të fundit të Kodit zgjedhor ku janë përfshirë edhe portalet e internetit ku parashihen gjoba prej […]

SHGM: Komisioni në vazhdimësi thekson reklamimin jo-transparent të Qeverisë

12 November 2015

Brukseli qartë dhe pa mëdyshje thonë se liria në mediumet në Maqedoni shënon ngecje, se ka dhunë kundër gazetarëve, se qeveria direkt dhe indirekt involvohet në politikën redaktuese të mediumeve përmes reklamimit jo-transparent, thonë nga SHGM si reagim ndaj raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë. “Në raport KE thekson të gjitha format e dhunës […]

ShGM: Urgjent të tërhiqet ligji që censuron

7 October 2015

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon propozim ligjin për ndalimin e përgjimeve, që dje pasdite e sollën deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Nga ShGM-ja thonë se në vend se të përmirësohet liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave, pushteti po mundohet të eliminojë lirinë e shprehjes dhe t’iu imponojë gazetarëve dhe mediave se çka duhet […]

Page 1 of 2