Për shkak të sëmundjes së Vladimir Kunovskit i cili së bashku me Zdravko Saveskit janë të akuzuar për shkatërrimin e zyrës kombëtare të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, sot sërish u anulua seanca nga gjykimi i dy anëtarëve të Së Majtës, shkruan “24 Vesti”.
Gjykimi është ricaktuar për 18 janar vitin e ardhshëm.
Ndryshe, Saveski dhe Kunovski ngarkohen se më 13 prill kanë marrë pjesë në demolimin e zyrës kombëtare, gjatë kohës së protestave ndaj vendimit të presidentit Ivanov që të fal 56 persona, politikanë dhe bashkëpunëtor të tyre.
Prokuroria publike dëmin e ka vlerësuar në 522.000 denarë gjegjësisht rreth 8500 euro.