fbpx

DSK ka refuzuar t’i diskualifikoj të dhënat sekrete në lëndën “Fortesa 2”

-

DSK ka refuzuar q t’i diskualifikoj informacionet e klasifikuara që Prokuroria Speciale i propozon si dëshmi në procesin gjyqësor për rastin “Fortesa 2”.

Për kërkesën e PSP-së, që duhej nga gjykata të kërkoj diskualifikimin e informacioneve, nga DSK dolën me arsyetim se diskualifikimi i të dhënave do të kishte pasoja për sigurinë e shtetit dhe se kanë rëndësi të veçantë për punët operative të DSK-së.

Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska në seancën e sotme, që ishte përgatitore, e jo debat kryesor nga procesi gjyqësor, tha se ata pajtohen me qëndrimin e DSK-së dhe se Ligji për procedurë penale dhe Ligji për informacione të klasifikuara lejojnë të dhëna sekrete të përdoren në procedurë gjyqësore, me atë që do të përjashtohet opinionit kur do të prezantohen provat.

Ristovska tha se LPP nuk lejon refuzimin e provave të propozuara.

Ndaj kësaj reagoi avokati i një pjese të të akuzuarve, Nikola Dodevski i cili theksoi se PSP nuk ka vepruar sipas detyrave nga gjykata për diskualifikimin e të dhënave dhe theksoi se përdorimi i tyre në procesin gjyqësor do të ishte joligjor. Ai akuzoi PSP-në se përmes urgjencave ka kërkuar nga gjykata shpjegim rreth zbatimin e obligueshmërisë për diskualifikimin të informacioneve, që sipas tij, gjithashtu është kundër dispozitave të LPP-së.

Dodevski tha se PSP është dashur paraprakisht t’i diskualifikoj informacionet e jo duke shpejtuar të dorëzoj propozim prokurori.

Ai kërkoi nga gjykata t’i refuzoj provat e PSP-së gjegjësisht ato të mos përdoren gjatë gjykimit.

Gjykatësja Lidija Petrovska pas debatit katërorësh, mori vendim PSP edhe njëherë të drejtohet deri tek Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara dhe të kërkoj mendim nëse informacionet e klasifikuara mund të përdoren si prova në procedurë gjyqësore.

Paraprakisht, nga MPB dhe DSK, PSP nuk ka marrë përgjigje të prerë për atë nëse mund t’i shfrytëzoj të dhënat sekrete në procedurë gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar për 13 mars më orën 10.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.