fbpx

Formohet lëvizja e re civile “Stop operacionit Soros”

-

“Stop operacionit Soros” është emri i lëvizjes më të re civile përmes të cilët, siç thonë themeluesit, në periudhën e ardhshme “do të iniciohet dhe do të jepet kontribut në procesin e desorosoizimit të Maqedonisë”.

Kjo lëvizje do të udhëhiqet nga maksima “Mos pyet çfarë ka bërë shteti për ty, por çfarë ti ke bërë për shtetin”.

Një prej themeluesve, Nikola Sërbov, thotë se “dy vitet e fundit, populli i Maqedonisë ka qenë dëshmitarë i prishjes së ashpër të institucioneve të shtetit dhe marrjes së sovranitet nga duart e qytetarëve të Maqedonisë”.

“Fondacioni “Shoqëri e hapur”, që është nën ombrellën e Sorosit, drejtpërdrejtë qëndronte pas të gjithë proceseve të dhunshme në Maqedoni, me financa dhe kuadër. Fondacioni “Shoqëri e hapur” krijoi monopol në sektorin civil, që është i okupuar dhe në të s’ka vend për organizimin e lëvizjeve që nuk pajtohen me ideologjinë e Sorosit. Në sektorin civil është shkelur pluralizmi dhe mbisundon njëmendësi totalitare” thotë Sërbov.

Cvetan Çilimanov thotë se aktivitetet e sektorit civil kanë qenë “në koordimin me LSDM-në, por edhe me përfaqësuesit e përfaqësive diplomatike në Maqedoni”.

Lëvizja “Stop operacionit Soros” fillimisht do të filloj me punë përmes hapjeve së pyetje dhe dhënies së përgjigjeve për mënyrën se si vepron Soros në Maqedoni ndërsa të gjithë qytetarët që duan të përfshihen, do ta kenë këtë rast përmes aktiviteteve në të ardhmen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.