Klusev është deklaruar fajtor për shpërndarjen ilegale të lëndëve narkotike

-

Ludmil Klusev, i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Klusev para gjykatësit të Qarkut, Alvin Tompson në Hartford është deklaruar për fajtor për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, thonë në njoftim për “Meta” nga Ministria e drejtësisë, SHBA.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe deklaratat e dhëna në gjykatës, KLusev, i cili ka pasur institucion psikiatrie në Milford, i ka shkruar ilaçet “aderal” dhe “aneks” pacientëve që kanë paguar në dorë.

“Hetimi, që përfshin dëshmitarë të besueshëm dhe polic me detyrë sekrete i cili është prezantuar si pacient, ka zbuluar se Klusev i ka shkruar ilaçet ma kontroll mjekësor, ka shkruar receta pa v[tretuar gjendjen që kërkon trajtim mjekësor me këto ilaçe dhe ka dhënë receta në këmbim të parave ndaj pacientëve të cilët kanë treguar varshmëri nga droga dhe sjellje varshmërie. Ai gjithashtu ka urdhëruar punonjësit të firmosin receta në emër të tij, kur ai ka qenë jashtë shtetit. Në vitin 2014/15, Klusev në mënyrë joligjore ka faturuar nga kompanitë private të sigurimit shëndetësor rreth 76.983 dollarë për shërbime mjekësore kur ai ka qenë jashtë shtetit” thuhet në njoftim.

Klusev është deklaruar për fajtor se ka pasur qëllim të shpërndaj narkotikë, që sjell dënim maksimal me burg prej 20 viteve dhe për mashtrim me mbrojtjen shëndetësore për çka parashihet dënim me burg prej 10 viteve. Klusev gjendet në paraburgim pasi u arrestua më 12 nëntor 2015.

“Ky mjek ka shitur ilaçe rigorozisht të kontrolluar në këmbim të parave sikur të kishte qenë shpërndarës i rëndomtë i drogës. Zbuluam se lloji i pilulave që i shkruan janë për raste të vdekjes që shkaktohen nga doza e tepërt. Ato janë shumë të rrezikshme nëse nuk merren në mënyrë të rregullt” thotë prokurori shtetërore për distriktin Konektikat, Deirdre Dali.

Palët janë pajtuar që dënimi përkatës me burg në këtë rast të jetë mes 26 dhe 77 muaj. Klusev gjithashtu ka pranuar që t’ia marrin ordinancën. Nga zyra e tij në ditën e arrestimit janë konfiskuar 173.095 dollarë. Ai gjithashtu është pajtuar që të heq dorë nga 117.431 dollarë shtesë që kanë qenë në llogarinë e tij zyrtare dhe të paguaj kompensim prej 76.983 dollarë.

Gjykatësi Tompson vendimin e tij do ta shqiptoj ë 22 shkurt vitin e ardhshëm.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...