fbpx

Shtatë ditë politike infarkti

-

Javën e fundit ngjarjet në Maqedoni sikur po bëhen shumë të shpeshta dhe me peshë. Për kohë të shkurtë kishim aq ngjarje të rëndësishme dhe serioze për të cilat ndonjëherë nevojiten muaj të tërë.

Ndërsa kur ngjarjet do të renditen një nga një, atëherë japin pikëpamje tjetër për gjërat dhe hapin sërë pyetjesh për lidhshmërinë e tyre eventuale.

Ja ngjarjet prej të hënën deri të hënën:

E hënë, 20 prill

Ish kryetari i LSDM-së, Branko Crvenkovski me letër deri tek opinioni zhbllokoi izolimin dyvjeçar dhe njoftoi se është i gatshëm t’i ofroj mbështetje dhe ndihmë opozitës në kryer me Zoran Zaevin, dhe “nëse është e nevojshme”, njëjtë sikur më 24 dhjetor, të qëndroj në radhën e parë”.

Gruevski në Bruksel ishte në takim me përfaqësues të lartë të BE-së

E martë, 21 prill:

U sulmua karakolli në Gushincë. MPB për incidentin që e kualifikoi si sulm terrorist ndaj institucioneve të shtetit, informoi në konferencë shtypi pas 10 orëve nga ngjarja. Si kryerës të sulmit u targetuan 40 persona të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së shprehi shqetësimin nga gjendja e përkeqësuar në Maqedoni. BE kërkoi hetim për “bombat” e opozitës.

Johanes Han kishte takime dypalëshe me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përveç me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Në shtëpinë e gazetarit Borjan Jovanovski ishte dërguar kurorë mortore me mbishkrim “Lamtumira e fundit”.

Në kabinetin e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov u mbajt takimi i krerëve të shtetit për ngjarjet në Gushincë. Në takim nuk mori pjesë asnjë përfaqësues  i partisë shqiptare të BDI-së. Zëdhënësi i tyre në lidhje me këtë komentoi se “ky takim nuk është i vlefshëm sepse Ivanov është president jolegjitim”.

E mërkurë, 22 prill

“Bombë” e LSDM-së për punësimet partiake në RTVM dhe për krijimin e politikës redaktuese nëpër mediumet e afërt me pushtetin.

E enjte, 23 prill :

Ministria e jashtme e federatës ruse doli me reagim për sulmin në Gushincë, ku u theksua se “sulmi ndaj karakollit flet për tensionet etnike në rajon”.

Plenumi studentorë dhe i nxënësve të shkollave të mesme dolën në protestë të përbashkët kundër reformave të këqija në arsim.

“Bombë” e opozitës nga Velesi. Mes tjerash, u publikua biseda e Gordana Jankuloskës dhe Sasho Mijalkovit për rastin “Sopoti” dhe menaxhimin me procedurën gjyqësore, prej të cilës, sipas dy bashkëfolësve, BDI dëshiron të përfitoj pikë politike.

E premte, 24 prill :

Në aksionin policor në Kumanovë, është konfiskuar eksploziv TNT

Jankuloska njoftoi se aksioni nuk ka qenë i ndërlidhur me incidentin në Gushincë.

E shtunë, 25 prill :

Sulmi ndaj karakollit në fshatin Gushincë është inskenuar që të shpërqendrohet vëmendja nga afera në qendrën e të cilit është kryeministri Nikolla Gruevski, shkruan gazeta serbe “Blic”, duke u thirrur në informacione nga shërbimet e sigurisë në vendet e rajonit. “Blic” shkruan se Sami Ukshini- Sokol dhe Rize Bega (dy udhëheqës të bandës terroriste nga rrethina e Pejës, që sipas burimeve të gazetës, e kanë organizuar aksionin dhe për këtë kanë marrë të holla ) një ditë më herët kanë pasur takim me përfaqësues të BDI-së, në të cilin gjoja, BDI ka kërkuar aksioni të mos ndërmerret.

E diell, 26 prill :

Referendumi për shpëtimin e QTQ-së

MPB ndërmori aksion në Brezë, ku është gjetur arma që është marrë në karakollin e Gushincës

E hënë, 27 prill:

Ali Ahmeti në vizitë në Prishtinë

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.