fbpx

RNHT: Sulmet tendencioze nuk janë prishje të rendit dhe qetësisë publike

-

Veprat e urrejtjes s’mund të jenë vetëm prishja e rendit dhe qetësisë publike, thuhet në reagimin e Rrjetit nacional për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë, e dhënë pas vendimit policor  sulmi ndaj aktivistit për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara dhe aktivistit civil, Slavço Dimitrvo të trajtohet si prishje të rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik.

“Në vend që ky akt tendencioz dhe tmerrues  të vlerësohet si vepër penale dhe shpejtë të reagohet, policia konsideroi se vepra e urrejtjes mund të kaloj vetëm si prishje të rendit dhe qetësisë publike, ekuivalente me konsumimin e alkoolit dhe hedhjes së mbeturinës. Policia nuk i merr parasysh më herët të dhënat e publikuara se bëhet fjalë për aktivist të shquar për të drejtat e njeriut, në veçanti për të drejtat e komunitetit LGBT, i cili edhe më herët është sulmuar fizikisht dhe verbalisht, në veçanti gjatë sulmeve të qendrës LGBT”, thuhet në reagim.

Nga RNHT rikujtojnë se aktivistët për të drejtat e LGBT, ngjarjet e organizuar nga organizatat e LGBT, qendra LGBT shpesh janë cak i sulmeve fizike dhe dhunës dhe se “asnjëherë policia nuk i gjen kryerësit”.

“I bëjmë thirrje policisë dhe Prokurorisë publike themelore ta ndryshojnë praktikën dhe këtë herë ta gjejnë kryerësin dhe ta ndjekin në përputhje me Kodin penal. Kjo ngjarje s’mund të shihet si e izoluar, jashtë nga sulmet e para do kohe të aktivistëve civil dhe sulmet e vazhdueshme homofobike dhe transfobike. Ky nuk është vetëm ndonjë sulm i rastit, por është sulm ndaj të gjithë që kanë guxim të flasin dhe të veprojnë kundër politikave të dhunshme dhe shtypëse ndaj atyre që kanë vendosur të jenë zëri i të heshturve. Ky sulm është përpjekje për frikësim dhe heshtje”, thuhet në reagim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.