fbpx

U zbulua strategjia e LSDM-së: “Bombat” do të shpërthejnë sipas temave të linjave të vërejtjeve të BE-së

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dje publikoi “bombën” e dytë telefonatat e regjistruara, të cilat sipas tij zbulojnë se nuk  ekziston shtet juridik dhe tregojnë trysninë ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Në konferencën për shtyp u publikuan audio- regjistrime të përgjimit të funksionarëve shtetëror të përfshirë në kurdisjen e prokurorisë dhe gjyqësisë.

“Bomba” e parë,  sipas e LSDM-së ishte vetëm paralajmërim për aktet kriminele të pushtetit, dhe secila konferencë për shtyp e radhës, me siguri do të jetë tematike.

Ngadalë, sikur po zbulohet strategjia e partisë opozitare, “bombat” t’i targetojë funksionarët më të spikatur të partisë në pushtet: ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovskën, ministrin e financave, Zoran Stavrevski dhe drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkovi.

Nëse  bomba e djeshme ishte për gjyqësorin, pritet që ato të ardhshmet do të jenë për ekonominë, për tenderët, për Kishën, për kontestin me emrin  e kështu me radhë.

Nga ajo që është prezantuar  deri më tani, LSDM-ja  ashtu siç lëviz saktë ose shumë afër ndaj vërejtjeve që Maqedonia i merr thuajse në çdo raport të progresit të vendit  që e jep Bashkimi Evropian.

Duket dhe shihet qartë se si funksionar qeveritar ujdisin emërime dhe ndërmarrin veprime të cilat nuk janë në kompetencat e tyre, sesi partia shkel çdo pushtet tjetër  në shtet, mirëpo, megjithatë sikur të gjithë presin më shumë nga “ bombat” të korrupsionit, tenderëve, parave, e emrit…

Sido që të jetë, sipas spekulimeve, LSDM-ja provat do t’i publikoj brenda 30 ditëve, dhe nëse gjithçka shkon me këtë ritëm, nga një konferencë për shtyp në javë,  do të duhet t ketë pesë deri gjashtë paraqitje publike të Zavit.

Pastaj gjërat do të bëhen  më të qarta. Ose do të ndodh ashtu siç parashikoi Zaevi, se  për tri ditë Qeveria do të përmbyset, ose lideri i LSDM-së do të duhet të  jap dorëheqje, ashtu siç vet e paralajmëroi.

Ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndërmarr Prokuroria, e cila ose mund ta pranoj ose ta refuzoj padinë penale të Zaevit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.