fbpx

Qytetarët porositën : Duam ajër të pastër, tani dhe këtu!

-

Disa qindra qytetar me mbishkrime “Mendoj, do të thotë marr frymë”, “Stop smogut tani”, “A keni plan”, “Dua babagjyshi të më sjell ajër” saktë në orët e pasdites u grumbulluan para hapësirave të Qytetit të Shkupit për protestë kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët e grumbulluan deklaruan se duan ajër të pastër “tani dhe këtu”.

“Këtu jemi që të shprehim revoltin kundër ndotjes së ajrit në Shkup. Nismën e kemi filluar në Aerodrom ku kemi bërë thirrje kompetentët që të menaxhojnë këtë çështje, por ata katër javë na injoronin. Katër persona në Maqedoni çdo ditë humbin jetën për shkak të ndotjes së lartë. Bëhet fjalë për 1400 raste të vdekjes në nivel vjetor. Patjetër duhet të ndërmarrim masa për këtë. I bëjmë thirrje kompetentëve që të ndërmarrin masa ndërsa nëse duan, që nesër mund të thithim ajër të pastër” thotë Merima Kondov, banore e lagjes Aerodrom.

Ana Çoloviq Leshoska nga OJQ-ja “Eko Svest” thotë se organizata e tyre me vite kërkon të kompetentët të marrin masa, por asnjëherë nuk kanë hasur në vesh të duhur për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

“Ndotja e ajrit po vazhdon me vite. U uzurpua Vodno, u zgjeruan rrugët, u prenë pemët, u importuan mbi 150 mijë makina të vjetra, edhe pse u blenë autobusë të rinj  për transportin publik, ato punojnë me dizel. A do të pranojmë se jemi dëmi kolateral i funksionarëve tanë? Nuk ekziston arsyetim për mos- marrjen e masave lidhur me shëndetin e njeriut. Kërkojmë masa tani! S’ka ajër, s’ka qetësi” thotë Leshoska.

Të pranishmit në protestë kërkonin nga kompetentët që të marrin masa urgjente për menaxhimin me ndotjes, të ndalohet vozitja e makinave që nuk i përmbushin standardet ekologjike, të miratohet gazifikimi i plotë, të subvencionet transporti publik dhe menjëherë të ndërpritet prerja e pemëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.